MEMALIAJ-Disa lekë të shpenzuara nga kursimet e përbashkëta, u bënë shkak për një debat që i kushtoi jetën Antoneta Hoxhës, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj. Bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha nuk e duroi faktin se bashkëshortja e tij, prej më shumë se një muaji po i kërkonte "llogari" se ku i kishte shpenzuar kursimet e disa viteve, për këtë arsye, sipas dëshmisë së tij, e ka goditur me levë pas kokës, duke e lënë të vdekur në vend.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm Memaliajn, por mbarë opinionin publik, Report Tv ka zbardhur dëshminë e 63-vjeçarit në Polici. Hoxha në fillim nuk e ka pranuar krimin, por më pas është "dorëzuar" duke rrëfyer gjithçka. Burime bëjnë me dije se 63-vjeçari është shprehur se ngjarja nuk ka ardhur për motive xhelozie, por për disa para të shpenzuara nga kursimet e tyre të përbashkëta, për të cilat bashkëshortja nuk ishte vënë në dijeni.
Mësohet se gjendja e Hoxhës nuk ka qenë e mirë. Ai është mbajtur ditën e sotme me qetësues, sepse pasi është ndërgjegjësuar për veprimin që ka bërë, endej në qeli duke kërkuar të shoqen që kishte vrarë.

Antoneta Hoxha është dërguar për në banesën e fundit mesditën e sotme, e ndërsa mësohet se varrimi është bërë në fshatin e saj të lindjes, Veliqot të Tepelës, pasi familjarët e saj nuk kanë qenë dakord të varrosej në fshatin e "burrit vrasës".
Çifti ka së bashku katër fëmijë, një djalë dhe tre vajza. Kjo çështje ka kaluar për hetim te Gjykata për Krimet e Rënda për krimi brenda familjes.
Komente


Gjynah, u katandis shqiptari vende e popuj, Siri Afghanistan ..
PërgjigjuRrnoft Berisha qe bani njerrz