Ku po ngecin negociatat për detin dhe pse nuk konfirmohet vizita e Tsipras?!

Ku po ngecin negociatat për detin dhe pse nuk konfirmohet vizita e Tsipras?!

Rama dhe Tsipras

Presidenti i Republikës, bashkë me dhënien e autorizimit Ministrit për Evropën e Punët e Jashtme, D. Bushatit që legjitimon atë për dhënien e plotfuqishmerisë për grupin negociator për arritjen e marrëveshjës së detit me Greqinë, vuri theksin në nëvojën e mënjanimit të protagonizmit nacionalist në këtë proces, shoqëruar me idenë për një marrëveshje të drejtë e të ndërshme, mbështetur mbi vijëndarrje të arsyeshme. Kjo referencë spostoi dhe vendosmerinë e vet Metës për vijën e kuqe që vendos, sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i prillit 2010 dhe për parimet kushtetuese. Ndërkohë, mirret në konsideratë se dalëngadalë fitoi të drejtën e qytetarisë në të gjithë ligjerimin zyrtar të vendit në lidhje me këtë çeshtje.

Por a mjaftojnë këto referenca për të krijuar bindjen se vërtet bëhet fjalë për një klimë të tillë në arritjen e marrëveshjës së detit midis dy vendeve?! Pyetja bëhet më intriguese për faktin se me dashje apo dashje kjo çeshtje, në “paketat” e të dy vendeve, për të arritur marrëdhënie të mira midis dy vendeve, tregon se përbën gravitetin bazë. Nga ana tjetër, pala shqiptare, nëpërmjet pohimit të egzistencës së filtrave të treta për çdo hap në negociatat e drejtpërdrejta për detin dhe përputhja e vijave të kuqe të saj me aspiratën e krijimit të precedenteve në raportët e Greqisë me të tretë, fqinjstrategjikë të Shqipërisë, risjell në skenë aksiomën historike se interesat e saj janë komplementarë me interesa të të treteve (të fortë) dhe kur ato i kundërvihen një pale tjetër.

Analiza e ftohtë edhe në këtë rast e vëerteton këto aksiomë. Nëse nga pala shqiptare vihet re një tërheqje nga protagonizmi nacionalist drejt një klime me retorikë të moderuar, kjo lidhet më shumë me faktin se Greqia ka filluar të marrë seriozisht “vijat e kuqe” të palës shqiptare dhe pa shumë vështirësi vë re se bien ndesh me deklaratat për një “marrëveshje të drejtë”, “të ndërshme”, “të arsyeshme”. Pra, kemi një avancim me perimin e njohur se, në asnjë negociatë nuk shkohet me vija të kuqe. (!) Pikërisht, këtu duhet kërkuar shfaqja së fundmi e një psikologjie negative te lidërshipi shqiptar. Rama më shumë dhe Bushati më pak, deklaruan se marrëveshja mund edhe të mos arrihet. Duhet thenës e kjo psikologji negative nuk lidhet aq me vizitën ende të pankonfirmuar të kryeministrit grek Tsipras për Pashkët ortodokse në Korçë. (Pra, kjo vizitë aq e përfolur mund të mos ndodh. Mund të mos përseritet ajo që ndodhi me Vuçiç për Krishtlindje). Nuk lidhe as aq me fatin e marrëveshjes së detit. Më shumë lidhet me frikën e dështimit  të klimës së kultivuar dhe që bën fjalë për një fitore historike të politikës së jashtme  shqiptare mbo atë greke dhe me peshën e Greqisë në fatin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në këtë fundpranevere. (Rama në veçanti dhe politika shqiptare në përgjithësi, e di se këtë rol të Greqisë nuk e zvogëlon aspak “suksesi” i kryeministrit “me miqtë e Shqipërisë” në fillim të kësaj jave në kryeqëndrën e BE-së, sukses që vet ai e sfumoi në maksimum me turavrapin e mënjëhershëm të tij nga Brukseli drejt Erdoganit)

Kjo e bën më të vështirë fshirrjen e vragës së thellë nacionaliste që kultivoi vet politika zyrtare e Tiranës në lidhje me këtë çeshtje, qoftë duke e kthyer atë në kalë të betejës së brendshme politike, qoftë duke shpalosur antihelenizmin (nga pozita revanshiste) si plate krenarie kombëtare për rritje të kredibilitetit popullor të qeverisë.

Në këtë kuptim, tërheqja e Athinës nga marrëveshja e 2009, u trajtua nga Tirana si dobësi dhe si pranim prej palës greke të padrejtësisë së pretenduar në dëm të palës shqiptare. Ndodhi kështu edhe pse Gjykata Kushtetuese e nulizoi atë marrëveshje për shkak të penaliteteve të vet palës shqiptare, (fatkeqësisht pa konfirmuar nga organi i akuzës asnjë fajtor). Ndërkohë, tërheqja e Greqisë nga marrëveshja e 2009  ndodhi kur egzistonin të gjitha instrumentat që Athina mund ta çonte çeshtjen në arbitrazh ndërkombëtar me fitues qartësisht të paracaktuar.

Pikërisht, kjo tërheqje greke ngazëlloi nacionalizmin apriori antihelen në Shqipëri, i shfaqur kësaj here si revanshizëm. (Ligjerimi i unifikuar, zyrtar e publik, se Greqia u detyrua të tërhiqet falë presionit qeveritar, se marrëveshja e re do të jetë me doemos në favor të Shqipërisë, se deti kësaj here fitohet nga Shqipëria etj, përbënin kredon e këtij lloj nacionalizmi që ngjante si dy pika uji me kohën e E. Hoxhës. Mirëpo askush nuk po vinte re se zhurma ishte e tillë saqë që zgjoi medjat dhe oponencën greke dhe bëri inisiativën e N. Kotzias, të linte mënjanë entusiazmin akademik dhe të ulej në terrenin e diplomacisë pragmatiste. Në fakt, zarët për këto zhvillime u hodhën që në vizitën e qërshorit 2016 të Kotzias në Tiranë. Në këtë vizitë Kotzias, me sinqeritet akademik, pse jo dhe pragmatist, i propozoi palës shqiptare një aksiomë bashkëpunimi grekoshqiptare ku përvoja dhe pesha politike greke në kombinim me vrullin shqiptar të përcaktonin ardhmërinë e Ballkanit. Por fatkeqësisht, ose fatmirësisht për të,  mori si përgjigje predispozicionin shqiptar për kthimin kthimin e kahut të marrëdhënieve shqiptaro-greke nga e shkuara, (një e shkuar që merr peng të atrdhmën)  ku në krye të kësaj axhende shqiptare u promuvua mitingu i stisur i PDIU-së.

Fryma e protagonizmit nacionalist, si fitore “historike” e diplomacisë shqiptare mbi atë greke, e cila konsumohej me tepricë në mjedisin shqiptar, u ushqye edhe nga përbërësit e tjerë të paketës shqiptare përballë paketës greke.

E gjithë kjo klimë po fiton tanimë një natyrë konkrete në asetët dhe procedurat teknike të marrëvshjës për ndarrjen e detit. Pala shqiptare shkon në negociata me vija të kuqe të imponuara nga vendimi i Gjyakatës Kushtetuese së 2010. Për t’i bërë ato sa më “të paprekeshme” dhe “të detyrueshme” ka risjellë në skenë njerëz që e denoncuan marrëveshjen e 2009-s, (por që çudetërisht deri para pak kohesh kishin heshtur). Logjika thotë se “amplifikimi i asaj marrëveshjeje ndihmon sot në garantimin e paprekshmerisë së vijave të kuqe.

Mirëpo, sipas komenteve të njerëzve pranë Ministrit të Jashtëm Grek, vijat e kuqe shqiptare, nga njera anë cenojnë rendë interesat e prekshme dhe të panegocueshme greke. Nga ana tjetër tentojnë të krijojnë një precedent, i cili do të hap rrugën për zbatimin e tij edhe në Egje, e që është në favor të interesave të Turqisë. Të njëjta burime theksojnë se përbërësit e vijave të kuqe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë propozime direkte të palës turke, ose që përputhen me kërkesat e Ankarasë ndaj Athinës në Detin Egje.

Kjo do të thotë se adoptimi nga ana e Ramës të mendimit për mundësinë e mosarritjës së marrëveshjës së detit me Greqinë, pohon se Tirana njeh tanimë hezitimin dhe rezervat reale të palës greke për përspektivën e negociatave në delimitimin e kufirit detar midis dy vendeve në Detin Jon. Po, ashtu, mungesa e nxitimit të Bushatit për aktin e plotëfuqishmerisë dhe nënkuptimi se fillimi i bisedimeve mund të vonojë, jo ditë, siç pritej, por dhe javë, tregon se vonesat e Metës për autorizimin për plotfuqishmerinë ishin komplementare të kësaj situate e klime.

Për situatë të njëjtë flet edhe fakti se tempi në vrullin e deritanishëm të bisedimeve dypaleshe për të gjithë gamën e problemeve ka renë, ose është përqëndruar kryesisht në probleme dytësore, apo të ditës. Dhe kjo kuptohet, nuk ka të bëjë fare me faktin se Greqia ka të hapura mjaft probleme të tjera.

Ndërkohë Tirana, në aspektin e komunikimit medjatik, përpiqet ta mbajë gjallë situatën duke i venë përballë mungesës së zhvillimeve të dëshiruara qëndrime antipode. D,m,th, herë duke lëshuar sinjale për riashpërsim të gjuhës ndaj Greqisë, herë duke lidhur gjthçka me vizitën e mundshme të Tsipras në Korçë pas gati dy javesh. Për sa i përket kahut të dytë, është fakt se lajmi aq shumë i anonçuar nga medjat tona për këtë vizitë, duke caktuar madje dhe datë e orë dhe menu të ngrenash, ky lajm pra nuk konfirmohet nga Athina. Por, as qeveritarët tanë e konfirmojnë atë. Dhe në fakt, po të nisemi nga misioni i vizitave të këtij niveli, vizita e Tsipras nuk ka kuptim, se në marrëdhëniet dypalëshe dialogu i deritanishëm nuk solli përparime që kryeministrat të konfirmojnë kodifikimin e tyre me nënshkrim marrëveshjesh. FUND   (23.03.2018) /Javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mistreci: 27/03/2018 13:11

    mendoj se së shpejti do të nisin "negociatat" per renien dakort (dakortësia është gati), pasi tani që Gjykata Kushtetuse mbeti pa anëtar dhe s'mund të marr vendime bllokuese ndaj një marrëvesheje, na ruajt zoti që të jetë sa më e drejtë, se po shofim disa vendime të padrejta me këtë vit të ri legjislativ....

    Përgjigju
  • agim: 25/03/2018 13:03

    Greketnuk duhet ta friksoin shqprin per hyrjen ne be be e pam me demokracioonio e kosoves luftoni korrupsionin koto jan skuzat e perndimit si per kosoven si per shqpern ne si popull na interesoin tronet tona rroft njgjysem una.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat