Dosja Beleri/ Idrizi: Ka sjellë tensione me shtetin fqinj, kishim harruar presionin në Himarë! Gazetari Barka: Ndoshta fitoi për këtë arsye, Greqia kërkon fakte

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia.

Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira.

“Organet ligjzbatuese duhet ta mbështesin në prova dhe fakte. Pritshmëritë janë shumë të mëdha në SPAK dhe nuk mund të paragjykoj vendimet. Për mua, kjo që ka ndodhur më Belerin është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar se jam i bindur që edhe minoriteti grek ka përfaqësues intelektualë e mund ta kishte vendosur si kandidat. Më bën përshtypje se prej shumë vitesh kishim harruar të kishte tensione në Himarë, të kishte presion, trysni e përplasje dhe për këtë s’ka qenë rastësi. Ne e nxorëm Shqipërinë me 9 minoritete. Në Dropull e Finiq s’ka pasur ndonjëherë tensione. Këto tensione nuk i bëjnë mirë 2 vendeve”, tha Shpëtim Idrizi.

Shpëtim Idrizi shtoi se deklaratat e Fredi Belerit kanë shkaktuar tension të madh mes raportit Shqipëri-Greqi.

“I bëj thirrje që s’mundet që një njeri nën mesataren e minoritetit etnik grek që ka 2 dënime, një në Greqi për masakrën e Peshkëpisë dhe për dhunim të simboleve kombëtare nuk do të vihej nga ata vetë. Po bëhemi gati ta çojmë në SPAK për Vorio Epirin, për helenizimin e Shqipërisë. Pse i bën mirë raportit Shqipëri-Greqi ky tension?”, tha Shpëtim Idrizi.

Ndërsa gazetari Panajot Barka shprehet Fredi Beleri mund të jetë shpallur fitues për shkak të tensioneve që krijoi në Himarë.

“Besoj që nëse ekzistonin pengesa ligjore për Fred Belerin, i shikojnë strukturat përkatëse. Nëse ka apo jo, këto çështje i kanë zgjedhur Dule me Berishën e Metën. Nuk besoj se të krijojnë gjithë këtë luftë që të krijon situatën e viteve 94-’95. S’dua të jem pjesë për krijimin e konflikteve nacionale. Ndoshta u shpall fitues se krijoi tension. Greqia kërkon fakte. Duhet të punojmë që të shmangim tensione mes 2 popujve”, tha Panajot Barka.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Debat te '5 pyetjet' për Fredi Belerin, Shpëtim Idrizi lë studion pas përplasjeve me gazetarin Barka: Nuk jam niveli i tij

Pas debateve të ashpra për dosjen e Fredi Belerit dhe për çështjet came, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi la studion e ‘5 pyetjet’. Ai kërkoi që të ketë në studio live gazetarin Panajot Barka, me të cilin kishte debate.

“Nuk jam niveli i tij... Do ma sjellësh këtu në studio se nuk bëj dot debat. Nuk e dëgjoj, dua të kem këtu ose të iki...”, tha kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit