Sali Berisha otomani i fundit në Shqipëri

Sali Berisha otomani i fundit në Shqipëri

Sali Berisha

l.
Frika e budallalleps njeriun me kapacitet mediokër, por e bën delirant heroin budalla.
Ja të dy rastet e Shqipërisë: ata janë - Haxhi Qamili dhe Sali Berisha.

Haxhi Qamili në vitin 1914 -1915, pasi kishte filluar kryengritjen e tij për të sjellë sërish Turqinë në Shqipëri, dhe kishte marrë Shqipërinë e Mesme, iu drejtua Korçës si qendër e nacionalizmit shqiptar që ishte atëherë.

Por, pikërisht për këtë, erdhi aty afër Qafë Thanës konsulli francez i Korçë, e takoi Haxhiun dhe i tha: "Hiq dorë nga Korça se aty prek intetesin e Francës".

Por, konsullit francez, Haxhiu iu përgjigj me frazën e tij 'lapidare': "Ku pyes unë për Francën kur kam Shijakun dhe Peqinin me vete."

Kurse Saliut, kur i thanë se nuk të pranon Amarika, tha: "Ku pyes unë për Amerikën, kur e kam Tropojën dhe Kavajën me vete".

Por dje e la edhe Tropoja edhe Kavaja, se nuk dolën në votime për ta votuar.
Kudo po kështu, në të gjithë Shqipërinë. Vobegtësi mendore pamë nga përkrahësit e Saliut, dhe heshtje politike. Kurse stafi i çoroditur dhe i trembur i Saliut gënjeu sikurse edhe në vitin 1996, kur, po këta, mbushëni kutitë e votimeve politike të atij viti.

Por, dje në darkë, rreth tetëdhjetë të fantaksur e pritën Haxhiun e sotëm si fitimtar, në selinë në Tiranë.
ll.
Jam kryetari i Partisë Demokratike thotë Saliu, domethënë Haxhiu, dhe tani do mund Amerikën. Por të gjithë njerëzit me mend në kokë qeshin jo me Haxhi Qamilin, por me Sali Berishën, i cili tani nuk ka parti ligjore. Se Partinë Demokratike, të njohur nga ligji, e drejton stafi i saj ligjor, që as pyeti fare për votimin e Saliut.

Po ata që e filmuan votimin fals të Saliut, a do t'ia shfaqin në media vobegtësinë politike të Saliut, që dje tregoi jo vetëm falimentin e tij, por edhe paaftësinë intelektuale për të kuptuar falimentin dhe dobësinë e tij?

Por ja, ai dje vërtetoi fundin e tij, se fund kish marrë me kohë. Gënjeu sërish për votimin, por edhe pse me një votim fals, Saliu nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike.
Sali Berisha është osmani dhe otomani i fundit në Shqipëri. Por mos harroni se edhe Perandoria Osmane në 1 nëntor të vitin 1922 ka rënë; kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin dhe Sulltanin e fundit, Mehmeti i Gjashtë.
Dhe është koincidencë, por edhe histori ky viti 2022, i cili po fundos otomanin e fundit në Shqipëri dhe në Evropë.
Shqiptarët gjithmonë do ta kenë si defekt historik që otomanin dhe osmanin e fundit, Sali Berishën, e hoqën qafe në Shqipëri njëqind vjet pas rënies së Perandorisë Osmane, me ndihmën e politikës amerikane.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Osman: 23/05/2022 19:03

    Kokemuti I fundit ishallah...

    Përgjigju
  • Dani: 23/05/2022 14:52

    mullahu i fundit

    Përgjigju
    • Kopani: 23/05/2022 16:48

      Topmuti i fundit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë