Ku të shkojmë këtë të martë?! Ngjarjet e kulturës (VIDEO)

Përralla muzikore për femijët “Peter dhe ujku” vihet në skenën e Eksperimentalit këtë të martë në orën 9.30 dhe 11.30. Shfaqja me koreografi të Emilie Lalande vjen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit.

Nga data 1 deri në 5 nëntor, në orën 12 në Opera, vihet në skenë "La serva Padrona". Shfaqja me regji të Ada Gurras, mirëpret të gjitha shkollat në kuadër të nismës Edukimi përmes Kulturës.

Vijon edhe këtë të martë në orën 19.00 baleti "Emigrimi madh" i Blenard Azizajt në "Opera", në    kuadër të Festivait Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, të mbajtur nga "Harabel".

Ekspozita fotografike e Alfred Diebold "Mbetjet e paranojës", me imazhet e shumë prej objekteve ushtarake të ndërtuara në komunizëm, pret vizitorën në COD, deri në 5 nëntor.

Në Galerinë Zeta vijon e hapur deri në 4 nëntor ekspozita e austriakut Jacob Lechner. Piktura, vizatime, skulptura dhe video, veprat janë realizuar nga artisti, në Itali, Austri e Shqipëri.

Në kuadër  të Muajit të Pavarësisë, Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar mban në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë një koncert sinfonik, me pjesmarrjen e dirigjentit Daniel Geiss, dhe violonçelistes Tatjana Uhde.

Do të qëndrojë e hapur deri në 5 nëntor në Galerinë e Artit në Shkodër, ekspozita  fotografike "Albania in between". Fotografi zviceran Hans Peter Jost sjell zhvillimin e Shqipërisë nga '90-ta deri më sot.

Monumente dhe portrete refugjatësh, vijon të jetë e hapur deri në 5 nëntor ekspozita fotografike e Renuar Locaj “Ëndrrat që mbartim”  në Galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm