Në Dana Point të Kalifornisë, në ujërat e oqeanit ka ndodhur një mrekulli. Turistët kanë mundur të filmojnë një moment magjik ku mbi 100 delfinë ishin në garë me njëri-tjetrin.
‘Ata dukeshin super të lumtur, energjia e tyre ndjehet dhe në pamjet e filmuara’ kanë treguar turistët.
‘Kuajt e egër të detit’ ka shkruar autori që ka xhiruar videon ku duken grumbulli i delfinëve duke marshuar në brigjet e Laguna Beach. Një mrekulli e natyrës që kurrë nuk zhgënjen. Krah kësaj pamje vjen dhe një thirrje për të mbajtur të pastër oqeanin, larg përdorimit të plastikës dhe ndotjeve të tjera.