/ATSH-AFP/ - Ministri malajzian i Brendshëm,  Zahid Hamidi njoftoi se varre të përbashkëta ishin zbuluar në veri të vendit, pranë kampeve të përqendrimit të ngritura nga trafikantët e qenieve njerëzore, njoftoi sot një gazetë.
Ministri, Zahid Hamidi, cituar nga e përjavshmja "The Star" deklaroi se këto varre të përbashkëta ishin krijuar në afërsi të kufirit me Tajlandën.
Gazeta "Utusan" duke cituar një burim të paidentifikuar kishte njoftuar më herët se 30 varre të përbashkëta ishin zbuluar.
E përjavshmja "The Star" duke cituar gjithashtu burime të paidentifikuara, kishte folur për varre të përbashkëta që përmbanin trupat e rreth 100 imigrantëve nga Rohingyas, minoritet mysliman i persekutuar që jeton kryesisht në Birmani.