TIRANE- Ministria e Arsimit ka bërë publike rregulloren e re që parashikon se si do të kryhet testimi për kualifikimin e mësuesve në të gjithë vendin. Sipas këtij udhëzimi të gjithë ata mësues të cilët nuk kanë një diplomë mësuesie por japin lëndë profesionale siç janë ato të muzikës, arteve pamore apo kërcimit kanë të drejtën ti nënshtrohen këtij provimi. Po kështu edhe ata mësues të cilët japin lëndët profesionale në shkollat arsimit të mesëm.
“Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen kandidatët, të cilët, deri me 31 dhjetor plotësojnë të paktën 5 vjet për kategorinë e kualifikimit "mësues i kualifikuar"; të paktën 10 vjet për kategorinë e kualifikimit "mësues specialist" dhe të paktën 20 vjet për kategorinë e kualifikimit "mësues mjeshtër" 10 vjet pas marrjes së kategorisë mësues specialist” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Sipas këtij të fundit, duke filluar nga viti 2014 e në vazhdim, kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar kategorinë e kualifikimit, mësuesit të cilët kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit, ku 1 ditë trajnimi është 8 orë zhvillim profesional.
Sa i përket rasteve kur një kandidat nuk merr pjesë në testim ai ka të drejtën që të kualifikohet çdo vit pasardhës. Por që një mësues ti nënshtrohet testimit me shkrim në datën 3 prill 2014 i cili do të kryhet në kryeqytet, janë parashikuar edhe një sërë fazash të tjera. Kështu regjistrimi duhet të kryhet deri në datën 28 shkurt, që përkon me fundin e këtij muaji. Më pas Drejtoritë Arsimore kryejnë shpalljen e të regjistruarve në mënyre që këta të fundit të njihen me të dhënat e tyre përpara se të hyjnë në testim.
Kualifikimi i mësuesve, kush hyn në konkurs
-Personat pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë që japin lëndët profesionale në shkollat e arsimit të mesëm të 1artë dhe kanë kontratë individuale pune,
-Personat pa diplomë mësuesie, që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e muzikës, të arteve pamore ose të kërcimit,
-Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen kandidatët, të cilët, deri më 31 dhjetor plotësojnë kushtet e mëposhtme për vjetërsinë e punës në arsim, 5 vjet për mësues i kualifikuar, 10 vjet për mësues specialist dhe 20 vjet për mësues mjeshtër.
- Duke filluar nga viti 2014 e në vazhdim, kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar kategorinë e kualifikimit, mësuesit të cilët kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit, ku 1 ditë trajnimi është 8 orë zhvillim profesional.
-Provimet me shkrim për kualifikimin e mësuesve do të zhvillohen më datën 03.05.2014 nga ora 10 deri në 12.30 në Tiranë në mjedise të planifikuara nga IZHA.
-Mësuesit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët brenda datës 28 shkurt 2014.
-Listat e kandidatëve do të shpallen nga data 21-26 mars 2014 në ambientet e Drejtorive Arsimore në mënyrë që kandidatët të kontrollojnë të dhënat e tyre.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com