Kualifikueset e Euro 2026/ Shqipëria U-17 dhe U-19 njohin rivalët

Kualifikueset e Euro 2026/ Shqipëria U-17 dhe U-19 njohin rivalët

Momenti i shortit

NYON - Kombëtaret shqiptare të moshave në futboll, ajo U-17 dhe U-19 kanë njohur rivalët për kualifikueset e Euro 2026.

Kombëtarja U-17

Kombëtarja U-17 ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e raundit të parë për Kampionatin Europian “Estoni 2026”.

Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e vendosi Shqipërinë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin. Të gjitha ndeshjet e Grupit 8 të këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025. Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve.

Kombëtarja U-19

Edhe Shqipëria U-19 njohu sot kundërshtarët e kualifikueseve të Kampionatit të ardhshëm Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Kombëtarja shqiptare u shortua në këtë “Qualifiyng Round” grupin 5 së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë. Edhe këtë herë, UEFA si edhe federatat pjesëmarrëse në këtë grup kanë vendosur t’ia besojnë FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu që do të zhvillohet në vendin tonë në muajin nëntor të vitit 2025.

Janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, 12, 15 dhe 18 nëntor, ndërsa përballjet dhe datat do të vendosen më vonë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër