Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
Logot e institucioneve të përfshira
Superliga Evropiane rikthehet sërish. Makthet e UEFA-s dhe FIFA-s tashmë janë në derën e tyre, pasi ata më herët kanë kundërshtuar kategorisht një kompeticion që nuk organizohet nga ata. Mirëpo kompania A22 Sport Mangement, që një vit më parë fitoi gjyqin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë ndaj UEFA-s dhe FIFA-s, që futbolli të mos jetë më monopol i tyre, kanë gati kompeticionin e ri.
I quajtur ‘Unify League’ dhe që përmbush kriteret e të qenit gjithpërfshirës, meritokratik dhe i pajtueshëm me kalendarin e kampionateve kombëtare, ky kompeticion është tashmë në dyert e UEFA-s dhe FIFA-s. Këto dy institucione janë vënë sot në dijeni nga A22 Sport Menagement, me qëllimin për të marrë miratimin përfundimtar që ai të organizohet.
‘Unify League’ do të jetë një kompeticion me 4 nivele ku do të marrin pjesë 96 klube nga 55 vende të Evropës. Në nivelin e parë, që jetë njëkohësisht më elitari, do të bëjnë pjesë 16 skuadra të cilat do të përballen me sistem vajtje-ardhje.
Sakaq të gjitha ndeshjet do të jenë falas në të gjithë botën nëpërmjet një platforme të quajtur ‘Unify League’, por me përmbajtje reklamash. Pë rata që nuk duan reklamat do të kenë një abonim me çmim të përballueshëm sipas A22 Sport Management. Nëse ky kompeticion i ri do të bëhet realitet atëherë pritet që Champions League, Europa League dhe Conference League të mos ekzistojnë më.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13%
-
Jo
78.6%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të dyshuar për korrupsion në FIFA dhe UEFA, Sepp Blatter dhe Michel Platini lirohen nga akuzat
25 Mars, 11:03
-
Kompletohen grupet kualifikuese të Botërorit 2026
24 Mars, 19:59
-
Shqipëri - Andorra në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak
22 Mars, 13:13
-
Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026
20 Mars, 14:57
-
Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova
20 Mars, 11:48
-
Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer nga Londra në vendlindje: U riktheva në Shkodër për të hapur një Akademi Futbolli të certifikuar nga UEFA
19 Mars, 15:09
-
VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë
18 Mars, 09:25
-
Thomas Tuchel publikon listën, Anglia zgjedh 'Luanët' që do përballen me Shqipërinë! Tuchel: Kuqezinjtë kanë cilësi
14 Mars, 10:38
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
Europa League/ Roma sot në transfertën baske, Ajax në Gjermani! United dhe Tottenham kërkojnë përmbysjen
13 Mars, 14:54
-
Makthit i vjen fundi, Paul Pogba përmbush dënimin dhe kërkon rikthimin në fushë
11 Mars, 14:15
-
VIDEO/ Infantino argëton Donald Trumpin, i tregon si hapet me çelës trofeu i Kupës së Botës për Klube
8 Mars, 21:51