Kualifikueset e Europianit për Kosovën këtë edicion nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Aktualisht ‘dardanët’ renditen të parafundit me 4 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa federata ka zbuluar edhe kalendarin për sfidat e ardhshme ku përfaqësuesja e drejtuar nga Primoz Ghilas do ketë mundësi të rikuperojë.
Ndër të tjera bie në sy se ndeshja e kthimit kundër Zvicrës, më 18 nëntor, do të luhet në Basel dhe konkretisht në stadiumin e “St. Jakob-Park”, që ka një kapacitet prej 38.512 tifozësh.
Nuk dihet ende me saktësi, pasi shitja e biletave do të nisë me 20 tetor, por pritet që në stadium të ketë shumë shqiptarë. Madje nuk është çudi që më shumë të jenë shqiptarë sesa zviceranë, pasi në Bazel ka shumë emigrantë nga Kosova.