Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, duke u bërë sekretari i parë amerikan që viziton Kubën në 70 vjet.
Ai shoqërohej nga disa anëtarë të Kongresit si dhe tre marinës të cilët ulën flamurin në vitin 1961. Gjatë fjalës së tij, Kerri bëri thirrje për hapjen politike të Kubës.
“Ne jemi të bindur se do të ishte në interes të popullit të Kubës një demokraci e vërtetë, ku njerëzit të jenë të lirë të zgjedhin udhëheqësit e tyre, të shprehin idetë e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre,” tha sekretari Kerry.
Ai foli edhe në spanjisht, duke thënë se hapja diplomatike do të jetë diçka e mirë si për popullin kuban ashtu edhe për atë amerikan. Ai tha se nuk ka arsye për të patur frikë nga kjo.