/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka takuar sot drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), me të cilët ka diskutuar për arritjet e këtij Shërbimi dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ky institucion në vitin që po lëmë pas.
Sipas KosovaPress, në takim janë diskutuar edhe prioritetet dhe objektivat e këtij shërbimi për katër vitet e ardhshme.
Ministri Kuçi pasi ka vlerësuar angazhimin dhe punën e këtij institucioni të rëndësishëm për sigurinë e vendit ka kërkuar nga drejtuesit e tij më shumë angazhim, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë para publikut.
Veçanërisht është kërkuar rritja e transparencës në raport me kategorizimin dhe transferimin e të burgosurve, të cilët duhet të kenë trajtim të barabartë dhe paanshëm në raport me ligjin dhe të drejtat që u takojnë.
Po ashtu, është kërkuar që të luftohet më me vendosmëri korrupsioni, nepotizmi dhe dukuri të tjera që dëmtojnë imazhin e këtij institucioni.
Ministri Kuçi i ka ofruar SHKK-së mbështetjen e plotë në realizimin e objektivave, rritjen e efikasitetit dhe avancimin e punës së këtij institucioni.
Rritja e besimit në drejtësi dhe në institucionet e drejtësisë, është objektivi kryesor i ministrit Kuçi në këtë mandat dhe në funksion të këtij objektivi SHKK-ja do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e veçantë.
/Shqiptarja.com