KOSOVE-Qeveria e Kosovës kritikon EULEX-in që nuk ndaloi hyrjen e Koshtunicës për fushatë paraelektorale në Kosovë. Pas mbledhjes së Qeverisë, zv.kryeministri Hajreidn Kuçi ka deklaruar se i ka kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it që të ndalojnë hyrjen e Koshtunicës në Kosovë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “Kjo edhe për faktin se KFOR-i nuk i merr urdhrat në Qeveria, por jashtë Kosovës”-ka thënë Kuçi.
Kuci edhe njëherë ka shprehur qëndrimin se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Qeveria është e gatshme që të ndihmojë edhe OSBE-në dhe organizatat e tjera për të mundësuar votimin e atyre që janë me shtetësi të dyfishtë.
Vojisllav Koshtunica dhe Sllobodan Samarxhic mbajtën një tubim elektoral mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës. Vojisllav Koshtunica është kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com