Kuçi: Prona dhe e drejta e pronësisë e drejtë esenciale e secilit qytetar në Kosovë
PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/. Prona dhe e drejta e pronësisë është e drejtë esenciale e secilit qytetar në Republikën e Kosovës, tha sot ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në publikimin e raportit të OSBE lidhur me shqyrtimin e rasteve të riuzurpimit të paligjshëm në Kosovë. Sipas OSBE-së, ky raport shqyrton reagimet e institucioneve të […]
/ATSH/. Prona dhe e drejta e pronësisë është e drejtë esenciale e secilit qytetar në Republikën e Kosovës, tha sot ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në publikimin e raportit të
OSBE lidhur me shqyrtimin e rasteve të riuzurpimit të paligjshëm në Kosovë.
Sipas OSBE-së, ky raport shqyrton reagimet e institucioneve të Kosovës në rastet e riuzurpimeve të paligjshme të pronave nën administrimin e Agjencisë kosovare të Pronës (AKP) dhe paraqet një vlerësim të trajnimit të përgjithshëm të rasteve të riuzurpimit të paligjshëm nga sistemi në fuqi.
"Prona dhe e drejta e pronësisë në Republikën e Kosovës, janë të drejta esenciale për secilin qytetar dhe gjejnë mbrojtje jo vetëm në kodet apo ligjet e Kosovës, por edhe në konventat ndërkombëtare sipas vlerave më të larta universale", tha ministri Kuçi. Ai vlerësoi se i është kushtuar rëndësi dhe kujdes që prona dhe e drejta e pronësisë të parashikohet në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
"Uzurpimi i pronës është veprim kundërligjor, i cili është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe njerëzore në vendin tonë. Uzurpimi i pronës është i ndaluar dhe nuk mund të bëhet pronar askush mbi bazën e uzurpimit të pronës. Uzurpimi i pronës sipas legjislacionit në fuqi është edhe vepër penale në Nenin 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për më shumë, legjislacioni në fuqi garanton të drejtat e pjestarëve të komuniteteve pakicë, përkatësisht me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi garantohet parimi i mosdiskriminimit të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në cilindo aspekt, përfshirë edhe atë të pronësisë", ka thënë Kuçi.
Ministri ka vlerësuar punën e AKP-së, si institucioni kryesor i mandatuar për pronat, duke kontribuar në zgjidhjen e rasteve të pronësisë por edhe administrimin e pronave. Kuçi tha se është biseduar në Bruksel që do të themelohet edhe Agjencia Kosovare për Verifikimin e Pronave dhe në këtë drejtim do të bëhen angazhime që Agjencia të ketë jo vetëm fuqi juridike për lirimin e pronave por edhe menaxhimin e pronave derisa të gjendet pronari i ligjshëm.
Kuçi ka vlerësuar raportin si shumë konstruktiv, i cili, sipas tij, njëherësh do të jetë si udhërrëfyes për institucionet e Kosovës për koordinim më të mirë, efikasitet më të lartë dhe garanci qytetare se prona është e mbrojtur pa marrë parasysh karakterin etnik dhe se uzurpuesi do të dënohet pa marrë parasysh etnicitetin e tij.
Në publikimin e këtij raporti, të pranishëm kanë qenë Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili ka vlerësuar këtë raport të publikuar nga OSBE dhe ka theksuar se rezultatet e këtij raporti zbardhin një problematikë dhe njëherësh ky raport hap rrugën për veprimet e mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21