Berat- Një sasi prej 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik janë sekuestruar gjatë kontrolleve në terren, në vijim të megaoperacionit "Tempulli", në qytetin e Kuçovës.
Policia informoi sot se ka vënë në pranga dy persona, Andrea Bizdani dhe Florjan Kërkuta që rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qytet.
Nga hetimet rezulton se këta 2 shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.
Nga kontrollet, në banesën e shtetasi Andrea Bizdani u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit Florjan Kërkuta, u gjetën 2 shkopinj metalik, informoi sot policia e Beratit
Prokuroria e Beratit ka marrë në dorë dosjen.