Një 58-vjeçar në Kuçovë hipi platformën e një pusi nafte duke kërcënuar se do të hidhet. 58-vjeçari është identifikuar si Nikollaq Bushi, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, i cili kërcënoi me orë t^ tëra  me vetëvrasje, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia. Pas përpjekjeve dhe bisedimeve ai ka zbritur por ka paralajmëruar se do të hipë sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë. 

Në vendngjarje ishin mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me 58-vjeçarin me qëllim zbritjen e tij.

Në një prononcim për mediat, bashkëjetuesja e tij, thotë se ai kërkon punë dhe shtëpi.

'Kam vajtur kush e di sa herë në bashki. për kohë dimri kam fjetur tek Lapiadri. Kërkojmë punë dhe shtëpi.'- tha ajo.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Kërkon punë/ Merr fund rezistenca e 58-vjeçarit nga Kuçova, pas disa orësh bisedimesh zbret nga kulla e hekurt

 

Merr fund rezistenca e 58 vjeçarit nga Kuçova Nikollaq Bushi. Pas disa orësh bisedimesh me 58 vjecarin tashme ka zbritur nga kulla e hekurt e nxjerrjes se naftës.

Nikollaqi nuk i ka rezistuar qëndrimit në kullë duke u thënë se do te hipë sërish nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë .