Kuçovë/ 73-vjeçari që ruan traditën e zierjes së rakisë në kazan bakri! Tregon sekretet

KUÇOVE - Ish-agronom, sot në pension, Myftar Oboni nga fshati Tapi i njësisë vendore Perondi në Kuçovë u shërben vreshtave të familjes dhe prodhon raki rrushi në mënyrë tradicionale.

Është jo vetëm mënyrë jetese, por dhe pasion që e ka trashëguar nga të parët. Na mirëpret në punishten e vogël, ku aktualisht zien rakinë në kazanin e bakrit.

“Pas ‘90 të gjithë shokët morën rrugën e kurbetit unë vendosa të rrija me prindërit dhe fillimisht morëm tokën. Këtë sipërfaqe fillimisht e bëra sera e më pas vreshta me rrush. Traditën e rakisë e kam nga gyshi. Këtë kazan që shihni e ka patur gjyshi im dhe ne bënim raki më parë sa për vete.

Fillimisht rrushin e kam tregtuar por tashmë bëj raki dhe verë. Zierjen e bëjmë me dru sepse e kontrollojmë flakën dhe ia bëjmë më mirë yzmetin dhe zierja bëhet në mënyrë graduale.

Rakia në mënyre tradicionale është më e mirë sepse kazani i bakrit i veshur me kallaj nga brenda ka veti ta zjejë më mirë se enët e metalta apo inoks Tani është procesi i fermentimit të rrushit dhe zierja e rakisë. Ne mbajmë zierjen e vjeter me dru, e jep me te mire rakine” tregon Myftar Oboni

Myftari tregon se si kryhet procesi që nga vjelja e rrushit, fermentimi dhe zierja në zjarr të ngadaltë për afro tre orë. Nga një kazan arrin të marrë afro 50 litra raki.

“Këtu kjo enë me mushtin e rrushit (rrush fermentuar) fillon zjerja kapaku ka një tub nëpër të cilin kalojnë avujt. Ky tub vendosur brenda kazanin me ujë i cili mbahet i ftohtë nga uji i rrjedhshëm. Uji i cili ne e kemi lidhur me pusin. Gjatë ftohjes kondesohen avujt në tubin e quajtur llulla dhe  pikë-pikë mblidhet në enën e pastër. Më pas e filtrojmë dhe mirë është të mbahet në enë qelqi.  Kjo raki e cila është e sapo prodhuar duhet 40 ditë të mbahet në enë qelqi pastaj të konsumohet” thotë Myftar Oboni.

Rakinë e prodhuar në mënyrë tradicionale e shet përmes të njohurve.

“Ne kemi disa variete të rrushit, por ky muskati e bën rakinë me aromë dhe pihet e shoqeruar me fruta e ëmbëlsira. Une e pi një gotë në mëgjes esell pasi të bën mirë, dezinfektim i trupit” tregon ai.

Ne kemi aritur të gjejmë treg jo vetëm në vend por edhe të huajt e pëlqejnë  pasi mënyra sesi prodhojmë i jep një shije në të mirë.

73-vjecari kërkon ta trashëgojë zanatin tek nipi. 

“Sa të jem vet shëndosh do ta bëj unë e më pas le ta vijojnë nipi”

Myftari Oboni ka 16 dynym vreshta dhe prodhim rreth 300 kuintal raki në vit.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeka: 04/11/2023 19:37

    Dhe une se besoj duhen gjasht kilogram rrush,per nje kilogram raki ater sa I bie te ket prolluar rrush ,Aty thuhet se nga nje kazan merr 50 kilogram raki sa zen kazani?????

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 04/11/2023 19:17

    300 kuintal Raki !!! Rrushi (Nena) e Rakis peshohet me kuintal,kurse Rakia qe esht e lengeshme e ka masen me litra ! Po nejse le ta marrim per te mireqen "300 kuintalshin" qe i thon 30 ton raki,ne 1.6 hektar !!!!!!!!!!! Sa her i zien belsit e Rrushit,Zoteria per te ber raki ? Shuma me duket astronomike,edhe Selita qe shet uj te pijshem do ta kishte zili,dhe konkurent te fort !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë