KUÇOVË- Gjatë një konflikti mes tre personave, janë arrestuar në flagrancë dy prej tyre, kurse I treti ka arritur të largohet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.
Më pas ata arritën të arrestonin R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, kurse Xh. K., 25 vjeç u largua.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatik e cila u sekuestrua si prove materiale.
Sipas policisë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”.