KUÇOVË - Tre të moshuara kanë gjetur vdekjen dhe një është në gjendje të rëndë pas asfiksisë së pësuar nga rrjedhja e gazit. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Kucovës kur tre motra kishin shkuar për të vizituar nënën e tyre. Për A1Report kryefamiljari Petrit Dyrmo rrëfen sesi i gjeti të afërmet e tij pa shenja jete dhe arriti të shpëtojë vetëm njërën prej tyre, e cila ndodhet në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Polovinë të rrethit të Kucovës ku si pasojë e rrjedhjes së gazit kanë gjetur vdekjen tre të moshuara dhe njëra është në gjendje të rëndë për shëndetin. Ngjarja ka ndodhur në familjen Dyrmo ku sic pohon edhe vetë kryefamiljari i kësaj familjeje Petrit Dyrmo, të gjithë ishin të afërmit e tij.
Banesa sipas Dyrmos ngrohej me impiant gazi i cili si pasojë e rrjedhjes ka bërë që e gjithë banesa të mbushej me gaz ku edhe ka sjellë pasoja fatale për familjen Dyrmo.
Vetë i zoti i shtëpisë tregon sesi ka gjetur të afërmit e tij të asfiksuar pa shënja jete, ndërsa vetëm 90 vjeçarja Mine Dyrmo merrte ende fryme dhe është dërguar në spitalin rajonal ku po merr ndihmën e parë.
Viktimat janë motrat Fatmira Selenica 63 vjeç, Ruzhdie Toska 60 vjeçe dhe Refie Yzaj, 80 vjeçe.
Ndërsa sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur nga një pakujdesi nga ana e familjarëve, gjithsesi po hetohet për të zbardhur ngjarjen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO