Në një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme në Kuçovë, ministri Saimir Tahiri i ftoi ata që të bëhen pjesë e nismës “Shqipëria pa armë”.

Tahiri kujtoj ngjarjen e 21-janarit, ku sipas tij për shkakun se qeveria vendosi të qëllojë me armë u rvanë 4 vetë.

Sipas Ministrit të bBrendshëm ajo ngjarje nuk do të përsëritet më.

"Kur erdha këtu takova xha Miston, më kujtoi që jam takuar në Tiranë më 21 janar, një ngjarje jo të lehtë për shoqërinë, vështirë të dalë nga memoria jonë kolektive, kur katër qytetarë vdiqën në një protestë, sepse qeveria vendosi që të qëllonte për të mbrojtur institucionet. Ajo ishte një përpjekje gjatë momenteve të veçanta që kanë shënuar jetën, time kanë shënuar jetën e xha Mistos dhe të shumë të tjerëve që ishin në shesh atë ditë. Mënyra jonë më e mirë për të reaguar ishte që të bënim gjithçka që ishte e mundur që kjo të mos ndodhte në vazhdim dhe mbi të gjitha të mos përsëritet më kurrë", tha Tahiri.  
 
Sa i takon nismës "Shqipëria pa armë", Tahiri kërkoi sensibilizimin e qytetarëve. 

Nëse jeni të gatshëm ne mund të bëhemi bashkë dhe, bashkë me policinë, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, bashkë me pushtetin vendor, me deputetin, me këdo që  ka mundësi të na japë një ndihmë, të shkojmë derë më derë dhe t’i bindim qytetarët t’i dorëzojnë armët. Ne jemi plotësisht gati dhe në dispozicionin tuaj, nëse ka edhe sikur 10 prej jush që janë gati të bashkohen me ne”, u shpreh Tahiri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com