Policia ka arrestuar një person mëngjesin e sotëm pasi ka tentuar të korruptojë policin për të shmangur gjobën.

Rajeld Zani, 31 vjeç, banues në Berat në aksin rrugor Kuçovë-Frashër nuk ka rrespektuar sinjalizimin rrugor, dhe për pasojë është ndalur nga policia.

31-vjeçari i ka ofruar policit 10.000 (dhjetë mijë lekë të rinj), për të shmangur shkeljen që kishte bërë, por ai është arrestuar më pas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com