Kuçovë/I morën peng të afërmin, 25-vjeçari tenton të vrasë pengmarrësin

Kuçovë/I morën peng të afërmin, 25-vjeçari tenton të vrasë pengmarrësin

Policia e Kuçoves

Policia e Shtetit në Kuçovë deklaroi se u bë arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, të moshës nga 16 deri në 29 vjeç, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi Franko Brisku ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin Erion Kumria, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit A.K dhe Sh.P, dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B). Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shtetasi F.B për veprën penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", ”Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal. Shtetasit E.K, A.K dhe Sh.P, për veprat penale "Moskallëzim krimi", "Heqje e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 300, 110 dhe 25 i Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas