Kufijtë, ish-kongresmeni Joe DioGuardi: Ja pse serbëve nuk mund t’u zësh besë kurrë

Kufijtë, ish-kongresmeni Joe DioGuardi: Ja pse serbëve nuk mund t’u zësh besë kurrë

Ish-kongresmeni Joe DioGuardi

Ish-kongresmeni Joe DioGuardi në një intervistë kohë më parë foli për idenë e fundit dhe debatet për shkëmbimin e mundshëm të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Serbia fillimisht duhet të njoh pavarësinë e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për tema të tilla.

“Nuk mund t’u zësh besë serbëve. Ashtu siç nuk mund t’i besosh Putinit, nuk mund t’u besosh serbëve. Ata gënjejnë. Shihni se çfarë ndodhi me Millosheviçin. Le të kemi një diskutim të hapur për këtë temë, ku njerëzit mund ta dëgjojnë. Sepse çfarëdo që të jetë zgjidhja, duhet që të mbështetet nga njerëzit, përndryshe do të ketë lloje të ndryshme konfliktesh në të ardhmen”, theksoi DioGuardi.

“Shqiptarët e Preshevës, disa thonë se janë 100 mijë, mbase janë më pak deri në 50 mijë, por nuk e dimë. Serbët nuk lejojnë të bëhet një census i ndershëm. Nuk e dimë ende edhe se sa shqiptarë janë në Maqedoni. Ata janë të paktën 800 mijë dhe unë mendoj mbase edhe mbi një milion. Por ata thonë jo, janë vetëm 25 për qind, që do të thotë se janë vetëm 500 mijë shqiptarë. E gjithë kjo është lojë politike, sepse nëse ata e pranojnë se janë shumë shqiptarë, atëherë duhet të bëjnë shumë më shumë për të drejtat e tyre, siç është pikëpamja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” tha DioGuardi për INA Online.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë