Kufijtë u mbyllën, por çfarë do të ndodhë me shqiptarët që u mbarojnë ditët në Schengen? Rama garanton emigrantët

Kufijtë u mbyllën, por çfarë do të ndodhë me shqiptarët që u mbarojnë ditët në Schengen? Rama garanton emigrantët

TIRANE-Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e kufijve me fqinjët për shkak të koronavirusit. Por, një qytetar mbrëmjen e sotme i ka ngritur kreut të qeverisë shqetësimin se pala greke në doganë do ta gjobisë për tejkalim të afatit të qëndrimit në zonën Schengen.

"Mirëmbrema Zoti Kryeminister Edi Rama! Po per te gjithe ata emigrantë qe i mbarojn ditet e pashaportë-s keto dite qe janë mbyllur doganat, dhe i bie qe te mari 'gjobë' 1200 €, sepse thyejnë ditet e qendrimit ne zonen Schengen, si do ti behet? Do beni ndonji marrëveshje me Kryeministrin Grekë per kete gje, sepse Greqia eshte i vetmi shtet qe vendos gjoba" shkruan ai.

Edi Rama ka reaguar duke i premtuar atij dhe përmes tij qytetarëve të tjerë që kanë të njëjtin problem se nuk do të lejojë që të ndodhë një gjë e tillë. "E drejte shume por nuk do ta lejojme te ndodhe!" është garancia e kryeministrit.

Karantia jo vetëm që ka ndryshuar mënyrën e jetesës për qytetarët, por i vendos edhe përballë problemeve të ndryshme që kërkojnë zgjidhje, ndër të cilat afatet e dokumenteve. Dy ditë më parë lidhur me vlefshmërinë e pasaportave, kryeministri garantoi se personave që u mbaron afati, pra u skadon këto ditë do të vijojnë që ta përdorin. "Pasaporta do të konsiderohet e vlefshme edhe nëse mbaron afati këto ditë. Do të pezullohet afati" tha Rama.

Shqetesimi i emigrantit shqiptar dhe pergjigja e kryeministrit Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Corona: 15/03/2020 18:15

    Hedh nje budalla nje gur ne lume, turren te gjithe per ta kapur.. popull I vuajtur

    Përgjigju
  • Vendaliu: 15/03/2020 08:46

    Jo cdo e keqe vjen per te bere keq. Fati i atyre qe i ka zene jashte shtetit dhe nuk kane mundesi te kthehen me ne atdhe.

    Përgjigju
  • Lori.s: 15/03/2020 00:53

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)