Kufiri 2.8 m, rezervuari i Fierit drejt tharjes! Inxhinieri Kola: Niveli i ujit kritike, rrezikohen tokat

Për shkak të thatësirës ndër vite, rezervuari i Kurjanit në Roskovec, po rrezikon të shterojë. I mbetur në kufirin e nivelit minimal të ujit të 2.8 metrave ky me shumë gjasa do të dalë  jashtë funksionit për furnizimin me ujë të tokave bujqësorë të fermerëve të fshatrave.

Rezervuari i Kurjanit në Roskovec të Fierit po rrezikon të thahet pasi niveli I ujit ka arritur  në kuotat e kufirit minimal të 2.8 metrave. Si një nga furnizuesit më të mëdhenj në Shqipëri i tokave bujqësore në Roskovec, Patos dhe një pjesë të Fierit shterimi I tij do të ketë pasoja. Për specialistin dhe Përgjegjësin e Drejtorisë se Ujitjes dhe Kullimit në bashkinë Roskovec , Viktor Kola, situate ka ardhur vit pas viti dhe shkak janë mungesa e reshjeve

“Duke parë gjendjen aktuale të rezervuarit, që ka ardhur si pasojë e mungesës së shirave dhe mosmbushja e tij në kapacitetin që përballon situatën e kërkesave për ujë. Situata është alarmante pasi është në pikën kritike plus rezervuari ka një pikë të vetën që duhet të përdoret për florën dhe faunën e vet Në kapacitetin që ka për momentin ky nuk mbulon as fshatrat këtu afër. Kjo është një situatë që po përkeqësohet vitet e fundit, vit pas viti”, tha Viktor Kola.

Sipas Kolës portat e rezervuarit nuk mund të hapen pa miratimin e Bordit te ujitjes dhe kullimit ndërkohë që fermerëve po u rrezikohet prodhimi.

“Ne kemi ngritur grupet e punës, por kërkojmë bashkëpunimin e Bodit për menaxhimin sa më të mirë të ujit tek fermerët të ujitjes që të përballojmë kërkesat e furnizimit me ujë dhe kërkesa do të jetë më e tepërt për ujë. Ky rezervuar mundëson vaditjen e Bashkisë së Roskovecit dhe njësinë Administrative Kuman, por edhe përtej Bashkisë tonë në Fier. Në kapacitetin që ka për momentin nuk përballon dot zonat që janë këtu afër jo më tej. Në kushtet që jemi ky rezervuar ka dalë nga funksioni një pjesë e tij pasi është mbushur me dhera dhe aluvione”, u shpreh inxhinieri.

Report TV u interesua pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit Fier në lidhje me situatën ku specialisti inxhinier hidroteknik Evarist Kolici  tha se mbushja me ujë nga rezervuarë të tjerë është një variant për kthimin e rezervuarit në gjendjen e mëparshme  me qëllim furnizimin me ujë dhe ardhjen në ndihme të tokave të fermerëve.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/06/2023 19:01

    Ne kohen e regjimit komunist ata rezervuar gjate dimrit i mbushnin me pompa nga lumenjte plus mbledhjet qe benin nga shirat dhe nuk kishin prb per te vaditur tokat kurse keto vite keta bastardet i shkaterruan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale