TIRANE- Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë çdo mundësi ratifikimi të asaj marrëveshjeje të kufirit detar me Greqinë, që u rrëzua poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009. I kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, këshilltari i ministrit të Jashtëm Glevin Dervishi theksoi se marrëveshja e vitit 2009 është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe mundësia për të rihapur tratativat nuk ekziston duke e hedhur poshtë në mënyrë kategorike këtë gjë.
Sipas tij, këtë qëndrim e ka mbajtur edhe ministri Bushati në dy konferencat për shtyp që ka zhvilluar me homologun e tij grek Venizellos. “Ministria e Jashtme e ka bërë të ditur se marrëveshja e vitit 2009 nuk është e zbatueshme pasi është në kundërshtim me Kushtetutën. Këtë gjë e ka pranuar ministri edhe në dy konferencat për shtyp që ka mbajtur me homologun e tij Venizellos”,- theksoi Dervishi.
I pyetur për mundësinë se mund të arrihet një marrëveshje e ngjashme me atë të vitit 2009, duke e riformuluar ndryshe, këshilltari i Bushatit theksoi se nuk mund të riciklohet një marrëveshje që është në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe e vetmja mundësi është rifillimi i negociatave të reja, duke u bazuar në konventat ndërkombëtare. “Nuk mund të bëhet asnjë riformulim e marrëveshjes së vitit 2009. Marrëveshja e kufirit detar do të bëhet vetëm në zbatim të konventave ndërkombëtare”, theksoi Glevin Dervishi.
Situata
Reagimi i Ministrisë së Jashtme erdhi një ditë pasi ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizellos, theksoi se pala greke pret që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së vitit 2009, pasi në atë kohë ishte arritur një konsensus ndërmjet dy shteteve. Por kjo gjë është hedhur në mënyrë kategorike poshtë nga ana e palës shqiptare, duke e cilësuar atë kundër interesave të Shtetit Shqiptar. Kjo problematikë është konsumuar disa herë nga ana e dy ministrive të Jashtme, asaj greke dhe shqiptare.
Në fillim të marrjes së mandatit të ministrit, Bushati zhvilloi një takim në Greqi, ku zhvilloi edhe një konferencë për shtyp dhe ku theksoi se marrëveshja e kufirit detar do të bëhet vetëm në bazë të konventave ndërkombëtare. Të njëjtin qëndrim Bushati mbajti edhe gjatë takimit që kreu i diplomacisë greke, Jorgos Venizellos, zhvilloi në Tiranë.
Debati
Debati i ditëve të fundit lindi pasi ministri i Jashtëm i Greqisë theksoi se ende shpresonte që marrëveshja e arritur në vitin 2009 të hynte në fuqi. “Shpresojmë që pas bisedimeve që kemi bërë me qeverinë shqiptare e në frymë miqësie e fqinjësie të mirë, marrëveshja që u nënshkrua më 2009 për delimitimin e zonave detare, shelfit kontinental e zonave ekonomike ekskluzive, do të ratifikohet dhe do të hyjë në fuqi, siç duam që të dy palët, gjithmonë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, me të njëjtat rregulla referimi dhe në kuadrin e gjerë të marrëdhënieve tona të shkëlqyera që e shpien Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, pas anëtarësimit në NATO”, theksoi dy ditë më parë Venizellos në një media greke.
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com