Kufiri me Greqinë, kapen 118 kg drogë, pranga shqiptarit e grekëve
Policia kufitare e Delivaniqit në Janinë pikasi mjë makinë që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Megjithëse makinës i është bërë shenjë të ndalohet ka shtuar shpejtësinë, për në drejtim të Janinës.
GJIROKASTER- Një sasi prej 118 kg hahash është sekuestruar mes kufirit shqiptaro- grek mëngjesin e sotëm. Policia kufitare e Delivaniqit në Janinë pikasi mjë makinë që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Megjithëse makinës i është bërë shenjë të ndalohet ka shtuar shpejtësinë, për në drejtim të Janinës. Pas disa minutash ndjekjeje makina është ndaluar dhe janë arrestuar drejtuesi i mjetit, shqiptar dhe një djalë nga Janina i ulur në sedijen e pasagjerit. Burime nga shqiptarja.com bëjnë të ditur se ndaj shqiptarit të arrestuar ishin lëshuar disa fletëarreste në lidhje me akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës. Sipas burimeve policore droga është gjetur në 4 çanta. Janë 110 pako, me një total prej 118.850 kg hashash. Në pranga kanë përfunduar edhe dy shtetas grekë, përkatësisht 52 dhe 57 vjeç. Ndërkohë, mësohet se ndaj shqiptarit të kapur ka patur disa urdhër arreste për çështje të mëparshme të trafikut të drogës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
Po
47.7%
Jo
39.4%
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?