TIRANË - Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se aplikimi i kufizimit të qarkullimit të makinave sipas numrave të targave është një praktikë e ndjekur me sukses në disa vende europiane.

Ajo veçoi Athinën si shembull, ku ky rregull zbatohet prej 35 vitesh dhe ka dhënë rezultate të dukshme, duke ulur trafikun deri në 50%.

Është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021, jo e kemi vetëm në fuqi, por edhe e kemi aplikuar. Gjatë muajit gusht ne krijuam fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e  premtja deri të hënën në mëngjes. E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin.

Praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë., tha Balluku.

Deklarata u bë në një konferencë për mediat të zhvilluar në ambientet e OSHEE-së ku së bashku me kryeministrin Rama u prezantua vendimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike në 8.5 lekë për konsumatorët deri në 700 kë duke filluar nga 1 shkurti 2025.