Kufizimi i shpejtësisë dhe mbajtja e patentës deri në 70 vjeç, Kuvendi miraton me 102 vota pro ndryshimet e Kodit Rrugor

Edhe pse më parë ishte rënë dakord mes PD e PS për ndryshimet e Kodit rrugor, Parlamenti i miratoi mes debatesh amendamentet e propozuara me 102 vota pro. Ndër ndryshimet kryesore të Kodit rrugor janë rritja e moshës deri në 70 vjeç për mbajtjen e lejes së drejtimit, lejimi i shpejtësisë në disa akse deri në 130 km/h, por dhe vendosja e disa kufizimeve në shpejtësinë e lejuar për ata që sapo marrin lejen e drejtimit.

Lidhur me këtë diskutim, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se deputetët e opozitës duhej të votonin për kodin rrugor dhe të mos mendonin se nëse bashkëpunojnë me mazhorancën do të konsiderohen tradhëtarë brenda PD-së.

“Mos qani pas ngjarjeve por duhet të bërtasim përpara. Jepeni pra votën për kodin rrugor, se po ta kishim votuar disa javë më parë nuk do kishte ndodhur aksidenti me vdekjen e tre të rinj, sepse atij të riu nuk do ti lejohej të ecte mbi 80 km kur sapo ka marrë patentën. Por në PD po bashkëpunove cilësohesh tradhtar”- tha Taulant Balla.

Deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se ndryshim i shpejtësisë së lejuar, është me vend si dhe procedura formale të tjera të cilat duhen bërë tek noteri dhe jo tek polici rrugor.

“Ndryshimet me vend janë ndryshimi i shpejtësisë. Kufizohet shpejtësia që shkruhet në patentë. Edhe për parkimet, ndryshimet për një ndarje proporcionale 50% me 50% privatit dhe banorëve, vërejtje neni 7 dhe 8: nuk kanë kaluar në komision të ligjeve, verfikimi i ndryshimit të pronësisë së mjeteve nuk duhet para punonjësit të policit rrugor. Këto formalizime duhet të mbetet të bëhen tek noteri, jo tek polici”-u shpreh Ermonela Felaj.

Për Deputetin Socialist Erion Braçe, duhet një vëmendje më e shtuar dhe për sa u takon mjeteve motorrike në zonat rurale, fshatrave, duke theksuar se PD i mbajti pezull këto ndryshime për çështje proceduriale.

“Mjetet bujqësore po përhapen shumë në fshat, janë mjete te reja dhe thuajse te viteve te fundit… Ndryshimet e Kodit rrugor, duhet të ishin miratuar që në dhjetorin e shkuar, por Partia Demokratike i mbajti pezull për çështje procedurale, duke votuar pro tyre  vetëm këtë të enjte”-argumentoi Braçe.

Që në maj të vitit të kaluar janë bërë me dije 40 propozimet me të rëndësishme për ndryshime në Kodin Rrugor ku mund të theksohen dhjetëfishimi i gjobave për shoferët që përdorin telefon duke u bërë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë ose 150 USD. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do shoferëve do t’u hiqet patenta për 3 muaj si dhe pikët.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë