TIRANË- Familja e Renato Hamzës të zhdukur prej muajit prill, ende nuk ka asnjë përgjigje nëse eshtrat e zhvarrosura nga autoritetet në fshatin Babje të Librazhdit janë apo jo të 21-vjeçarit. Tezja e të riut telefonoi në programinin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe tha se ende nuk janë bërë analizat e ADN-së me nënën e Renatos për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare nëse kufoma e skeletizuar e një personi të paidentifikuar është apo jo e djalit të tyre.

“U zhvarros Reni, po policia dhe as prokuroria nuk ka ardhur që të bëjmë ADN për të krahasuar, unë jetoj më nënën e Renatos, pse nuk vijnë t’i marrin nënës AND, Policia dhe Prokuroria nuk n aka ardhur, ka 3 ditë dhe nuk vijnë të ba bëjnë AND-në", ka thënë tezja në Report TV. 

Më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar. Ndërkohë, veprimet e ndërmarra së fundmi nga autoritetet, ka shpresa se mund të çojnë në zbardhjen e fatit të 21-vjeçarit Renato Hamza, pasi dyshohet se këto eshtra i përkasin atij.

Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut.