'Kujdes, keni kontrolle...'/ Grup në ‘Telegram’ për ‘t’ia hedhur’ Rrugores! 1026 persona komunikojnë ‘rrezikun’ për postblloqet dhe radarët e policisë

Dashamirësit e shpejtësisë apo ata që pëlqejnë garat kanë pengesë radarët e Policisë Rrugore, të cilët shpesh-herë u prishin planet. Por dëshira për të thyer rregullat në rrugë ka detyruar shoferët në vend të krijojnë shtigje të reja. Të kalosh nga dritat e makinave që njoftojnë shoferët për prani policie në rrugë në përdorimin e teknologjisë. I tillë është edhe një grup i krijuar në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, tek i cili shoferë nga e gjithë Shqipëria njoftojnë njëri-tjetrin për të pasur kujdes në vende që konstatohet se ka të instaluar radarë të Policisë Rrugore.

Grupi quhet “Forza Tirana” dhe pjesë e tij janë jo pak, por 1026 anëtarë, të cilët në çdo moment të ditës shkruajnë e njoftojnë për prani të radarëve në rrugë dhe patrullim të efektivëve të policisë. “Rrugore ku bashkohet Rruga e Durrësit me Mine Pezën”, “Shefi i qarkullimit me seria 5 te Xhamlliku”, “radar në autostradën Tiranë-Durrës, pa vajtur në Vorë”, “radar pasi kalon semaforin në Golem”, “Autostrada Durrës-Kavajë tek karburanti, sa hynë në autostradë, makina inteligjente”, këto janë vetëm disa prej mesazheve që drejtuesit e automjeteve njoftojnë për prani policie, radarësh dhe madje edhe makina inteligjente. Në grup anëtarët shpërndajnë edhe foto ku dallohen patrullat e policisë në akse të caktuara.

Por aplikacioni “Telegram” nuk është i vetmi që përdoret për të komunikuar përmes mesazheve për të njoftuar mbi radarët e policisë. Pak kohë më parë  Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Tiranës procedoi tre persona të cilët kishin hapur një grup të ngjashëm në “Ëhatsapp”, të akuzuar për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në dy vitet e fundit, për shkak të ngjarjeve rrugore shumë të rënda në disa prej akseve më problematike, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet. Pjesë e strategjisë për uljen e aksidenteve u bë edhe ndryshimi i Kodit Rrugor në qershor të vitit 2021, tek i cili u shumëfishua vlera e gjobave për shkelësit e rrugës. Por për të pasur sukses në uljen e aksidenteve, përveç ndryshimeve në Kod, Policia e Shtetit ka investuar në pajisje teknologjike, të cilat ndihmojnë në pikasjen e atyre që konsiderohen si “bomba” në rrugë. Prej disa muajsh është makina inteligjente, e cila pret gjobën në mënyrë automatike për të gjithë ata që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara. Pak javë më parë janë shtuar edhe dhjetë makina të tjera inteligjente duke e çuar numrin e tyre në total në 11, janë 16 radarë automatikë dhe 2 lexues automatikë targash të lëvizshëm, të cilët qarkullojnë nëpër të gjitha akset rrugore problematike.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agroni: 11/07/2022 01:22

    Çfar problemi ka ketu, keto aplikacione gjinden ne gjithë Europe apo e kan hallin që s'vjellin lek ma teper keta hajduta polici injoranta

    Përgjigju
  • Iris: 10/07/2022 01:33

    Duhet pare ana pozitive e lajmit.Shoferet //e paralajmeruar//, do te detyrohen te zbatojne rregullat,ku normalisht po te mos paralajmeroheshin do te benin shkelje,merrnin gjoba e ndoshta dhe me keq akoma.Do te ishte mire qe policia te vinte kamera,e makina inteligjente ne cdo rruge e cep te Shqiperise,qe te mos i lejonin keta qejflinjte e shpejtesise te merrnin fryme!

    Përgjigju
  • A. N.: 09/07/2022 19:59

    Mjafton qe te perdorni Waze dhe te jepni kontributin tuaj duke sinjalizuar aksidentet, radaret, makinat e prishura qe bllokojne qarkullimim. Ne kete menyre do ndihmoni njeri tjetrin ashtu sic bejne ne Itali, Angli, etj ne menyre krejt te legalizuar.

    Përgjigju
  • Lala: 09/07/2022 16:47

    Ne momentin qe u thon njerezve qe Ka radar te fshehur mas hard-hit policy te fshef ne Kanal Mir bojn njerezit qe lajmerojn.se me e fundit fare noi karagjoz qe EC shoqet indelnpolici me pallask ne mes te autostrades me e ndalu e ik polici per lesh e shoferi ne vented gjobes ha burg per policin idiot .tjetra me te squt Jeni junse bota qe te lajmeron per radar in kur futesh ne autostrad OSE rrug dytesore? Te lajmeron qe ti te ecesh ngadal ktu te ne ishte ndryshe e bojn si skuthat me te shkep me gjoba me plotsu normen.

    Përgjigju
  • Whattt???: 09/07/2022 14:01

    Ku qendron vepra penale "Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes" ??? Perkundrazi, keta kane zbuluar te verteten, radaret e fshehur neper ferra dhe "duhen" ndeshkuar per veprime qe zbulojne te verteten. Pengim i zbulimit te se vertetes eshte kur policia merr bakshish per te mbyllur nje sy per shkelje te qarkullimit rrugor, kur paguhet per fushat me kanabis, kur lejon ndertime pa leje etj etj. Disiplinimi rrugor eshte shume i thjeshte per t'u bere, vendosen kamera-radar ne cdo cep, kryqezim, rrethrrotullim, rruge qyteti, makina te fshehta qe filmojne shkeljet, me pas dokumentohet shkelja, ia dergon qytetarit me poste/sms/email/e-albania. Nese nuk paguhet gjoba, nuk kryhet procesi i kolaudimit te makines, i shit-blerjes, nuk leviz dot jashte shtetit me makine, bllokohet makina, llogaria bankare, nuk merr sherbime te tjera etj etj. Te vendose shteti nja 2 mije kamera-radare te pavarur dhe nja 100 makina te fshehta dhe per 2-3 jave disiplinohen njerezit. Gjithashtu mjafton qe shkeljet te jene ne nje faqe publike web qe secili te mund te verifikoje statusin e shkeljeve. Nuk do kishte me nevoje per qindra police neper rruge.

    Përgjigju
    • Çentrale: 09/07/2022 15:16

      Saktë. Më mirë nuk shpjegohet

  • Eri: 09/07/2022 13:52

    Po pse askush nuk i teston këta qarrkullimsat të shohim njohuritë që kanë mbi kodin rrugor dhe urdhërat e udhlzimet që normojnl punën e tyre.

    Përgjigju
  • Elsa: 09/07/2022 13:37

    Në të gjithë botën është detyrim që qytetari njoftohet për praninë e cdo lloj camere apo radari vetëm këtu i ke surprizë policinë në mes të autostradës. Ku vetë ajo është burim aksidenti.Surprizë janë dhe gjobat në sistem në rrugë që ti s'ke kaluar asnjëherë. Futini njëherë në testim policinë rrugore. Dhe mos u turpëroni ti bëni transparente rezultatet për njohuritë e tyre në lidhje me ligjin dhe kodin rrugor.

    Përgjigju
  • dyrrahu: 09/07/2022 13:32

    e ka gjith bota kete gje se ecin avash biles biles ja fusin dhe kot qe te ecin sa me mire

    Përgjigju
  • Rrugorja: 09/07/2022 13:30

    E cfare problemi ka? Ne evrope ka aplikacione celulari per kete pune. Eshte mese normale.

    Përgjigju
  • Drejtimi: 09/07/2022 12:59

    Thyjani brinjet ketyre koke6cepshave qe u kthyn ne kamikaze rrugesh

    Përgjigju
  • PPSH: 09/07/2022 12:12

    Shum mir e bojn . Apo ju ra numri gjobave ene ësht problem ee??në të gjith EVROPËN kte pun bojn të gjithë biles ene në radio japin lajmërime për radarët e lëvizshëm e tpalëvizshëm. Po majaft e keni rrjep popllin o k***a se e keni myt në gjoba popullin. Gjob se je në semafor me tkuqe i nalum e kap tel me pa orën e ju plena të veni gjob për përdorim celulari në makinë. ILAÇE ju bofshin ato pare o zot.

    Përgjigju
    • Tironsi: 09/07/2022 12:59

      VETEM FRIKA E MBA SHQIPTARIN.... PËR TË ARDHUR KEQ.

  • Parruca: 09/07/2022 11:32

    Edhe? Policite rrugore ne bote inkurajojne perdorimin e aplikacioneve si Waze qe vec te tjerash sherbejne si menyre per shkembim informacioni per radaret fiks dhe te levizshem. Kjo ndihmon ne uljen e shpejtesise dhe uljen e aksidenteve. A nuk eshte ky qellimi i policise rrugore? Apo eshte venia e gjobave?

    Përgjigju
    • Artan Dervishi: 09/07/2022 14:07

      Mese e vertete. Google maps te informon ku eshte speed camera. Por te sjell dhe njoftim per radar policie. Keshtu shoferet jane me te kujdesshem ne ngarjen e makines.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja