Kanceri në mushkëri në 92 % e rasteve të sëmundjeve vjen nga thithja e tymrave të ndryshëm, duke filluar nga duhani e deri tek tymi i shisheve. E kjo e fundit ka bërë bujë tek të rinjtë të cilët argëtohen duke pirë shisha, e nuk i mendojnë farë dëmet që i shkaktojnë organizmit.
Sipas specialistit të mushkërive tregon për tre sëmundjet që i shkakton shisha.
Organizmi i njeriut është i projektuar për të thithur ajër të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen, dhe jo abuzimin të organizmit përmes tymrave të ndryshme.
Njeriu, sidomos moshat e reja mashtrohen pas tymit të shishes duke menduar se ka përfitim kënaqësie përmes saj, por në fakt është e kundërta, sepse pasojat e tymit që thith njeriu do ti kuptojë pas 30 viteve.
Doktori ka bërë apel për prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë nëpër lokale nëpër të cilat shërbehen shishat, apo edhe pije të ndryshme alkoolike.