Kujdes kur jeni në timon! '9300 gjoba, 28 të arrestuar, 7 makina u bllokuan! Bilanci i policisë rrugore në një javë

Tirane- Plot 9.318 gjoba, mesatarisht 1,331 në ditë janë vënë javën e fundit nga Komisariati i Policisë rrugore në Tiranë.

Bilanci i javës 18 – 24 gusht 2024 u bë publik nga policia e Tiranës.

Me një mesazh për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurtë ju tregojmë shkeljet për të cilat janë gjobitur më shumë shoferët me qëllim që ju të mos i përsërisni.

Masat administrative
9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
24 masa për xhama të zinj
618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara
325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit
490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit
2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”
461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve
6.079 masa për qëndrim të gabuar
696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

Por ka dhe penalitete më të rënda që shkojnë deri në prangosjen tuaj apo në procedim penal

Arrestime dhe procedime penale:
9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
2 persona për pa leje drejtimi
14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
3 largim nga vendi i aksidentit

Mund dhe tju marrin makinën

Pezullime dhe bllokime:
15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit
30 raste për tejkalim shpejtësie.
5 raste të ndryshme 
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!