‘Kujdes, mos bëni zgjedhje të nxituara’ Parashikimi javor i horoskopit, 8 deri 14 Maj nga astrologu Jorgu Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë na jep një shans për t'u qetësuar ndërsa largohemi nga periudha e eklipseve që shkaktuan situata dhe tronditje intensive. Duhet të jemi të kujdesshëm në fillimin e kësaj jave, pasi më datën 9 maj Dielli formon një lidhje me Uranin në Dem, duke rikthyer në plan të parë nevojën për të hequr qafe mendësitë dhe perceptimet që mendonim se krijonin një kornizë sigurie në jetën tonë. Është e rëndësishme të mos vazhdohet me zgjedhje të nxituara pasi ka të ngjarë që ato të mos kenë zhvillimin që dëshirojmë. Duhet të menaxhoni me qetësi çështjet financiare dhe emocionale.

Më datën 12 maj, gjashtëkëndëshi i Mërkurit retrograd në Dem me Saturnin tek Peshqit i rikthen në plan të parë çështjet financiare të së kaluarës. Ne kemi mundësinë të mbyllim fondet dhe borxhet që kanë mbetur të papaguara për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, na jepet mundësia të shprehim mendime dhe shqetësime që na mundojnë prej kohësh dhe që ndikojnë në jetën tonë personale. Ndërsa më datën 13 maj,  gjashtëkëndëshi retrogradë e Mërkurit nga Demi me Venusin në Gaforre forcon disponimin për të shprehur nevojat dhe për t'u afruar më shumë se kurrë me njerëzit që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Duket se përgjatë kësaj jave rastet e së shkuarës janë mbyllur dhe ne lëmë mënjanë atë që mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tonë.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e dytë të muajit 8-14 Maj 2023.

DASHI

Juve të shenjës së Dashit, kjo javë do të sjellë më shumë ekuilibër sentimental, pasi tashmë na ndajnë disa ditë nga Eklipsi Hënor i ndodhur më 5 maj, i cili mund të ketë sjellë ulje-ngritje në lidhjet dhe çështjet sentimentale. Këto ditë do të ndihmojnë për të rikrijuar një situatë të ekuilibruar – jo vetëm në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale – por edhe në atë financiare që duket se ka kaluar disa ulje-ngritje. Afërdita e cila është në shenjën e Gaforres do të mbajë një rol drejtues pasi trekëndëshi që do të formojë me Saturnin te Peshqit do të kontribuojë në stabilitetin e disa situatave. Duket se çështjet financiare do të vazhdojnë të jenë prioritet për ju këtë javë, por tashmë pa tensionin e ditëve të mëparshme, do të shihni më shumë perspektiva menaxhimi tek ato. Nëse ka çështje të natyrës financiare apo edhe detyrime profesionale që nuk kanë mundur të zgjidhen javën e kaluar për shkak të faktorëve të pazgjidhur, tashmë do të ketë mundësi për t'i zgjidhur brenda këtyre ditëve. Në çështjet shpirtërore duket se kjo javë mund t'ju ndihmojë të qetësoheni në lidhje me një marrëdhënie/njohje personale dhe të merrni vendimet tuaja pa mendime dhe dilema të dyta.

DEMI

Një javë e ëmbël fillon për ju, pasi Mërkuri mund të jetë ende në retrogradë në shenjën tuaj dhe të krijojë disa probleme komunikimi, por pjesa tjetër e rrethanave astrologjike janë dukshëm në favorin tuaj. Ndikimi planetar do të veprojë si një stabilizues për emocionet tuaja ose për një njohje - jo domosdoshmërisht të natyrës emocionale - në të cilën keni investuar dhe dëshironi të zhvilloni. Kontakti me miqtë dhe të dashurit do të luajë një rol të veçantë në humorin tuaj këto ditë, ndaj përpiquni të përfshini në orarin tuaj disa takime me ta. Këto ditë duket se në punë do të mbizotërojë një klimë, e cila nuk do ketë tensionet e ditëve të mëparshme. Disa marrëdhënie me njerëzit në punë do të japin shembuj pozitivë, të cilët do të forcojnë këtë atmosferë të mirë dhe me shumë gjasa do të çojnë në aleanca të reja. Në fushën sentimentale aspekti pozitiv mes Venusit dhe Saturnit tregon se këto ditë do ta keni më të lehtë të sqaroni ndjenjat për një situatë që mund t'ju ketë sjellë dilema. Nëse jeni në një lidhje, do të ndjeni se disa gjëra që ju shqetësonin në të kaluarën janë më të qarta dhe për këtë arsye më të lehta për t'u menaxhuar, qoftë emocionalisht apo praktikisht. Nëse jeni beqar, një afrim i parë me një person që ju intereson do të jetë katalizator për njohjen tuaj, prandaj ia vlen t'i kushtoni vëmendjen tuaj.

BINJAKËT

Për Binjakët, kjo javë do të jetë më e lehtë në nivelin e brendshëm, pasi kanë lënë pas eklipsin hënor dhe me kalimin e ditëve humori do të ngrihet. Afërdita në Gaforre do të formojë një aspekt pozitiv me Saturnin tek Peshqit i cili do të sjellë mundësi në nivel profesional dhe do të përmirësojë çështjet që lidhen me imazhin tuaj. Gjithashtu ka mundësi që të ketë disa diskutime për tema të lidhura me punën, duke treguar se çfarë duhet t'i kushtoni vëmendje këto ditë. Nëse në të kaluarën kishit ndërmarrë disa veprime në çështjet e punës nga të cilat prisni rezultatet, atëherë ka mundësi që të ketë zhvillime gjatë javës. Në fushën sentimentale Venusi do të sjellë ekuilibër në ndjenjat, mendimet dhe mënyrën se si i menaxhoni çështjet në jetën tuaj personale, gjë që në thelb do të përmirësojë klimën në të. Nëse jeni në një lidhje këto ditë do të keni mundësi për të diskutuar dhe zgjidhur disa çështje që mund të kenë krijuar tensione apo ankesa mes jush në të shkuarën. Nëse jeni beqarë, një takim pune ka të ngjarë të krijojë interes personal nga të dyja palët!

GAFORRJA

Μe Venusin në shenjën tuaj prej disa ditësh, vëmendja juaj nuk do të jetë askund tjetër veç marrëdhënieve personale, profesionale dhe sociale. Tani është mundësia për të “zbutur” disa mosmarrëveshje që mund të kenë ekzistuar me të dashurit tuaj ose me partnerin dhe për të ndërtuar “ura komunikimi” në disa marrëdhënie që ju i konsideroni se kanë humbur bazën. Një marrëdhënie profesionale apo një partneritet do të fillojë të tregojë shenja pozitive këtë javë, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë të shenjës suaj të zodiakut. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë të shenjës suaj, kushtojini pak më shumë vëmendje çështjeve që lidhen me menaxhimin e punëve dhe mosmarrëveshjeve, pasi Marsi ndikon në dhjetëditëshin tuaj dhe mund të krijojë një mjedis tensioni. Në fushën sentimentale fakti që Afërdita është në shenjën tuaj do të jetë shumë mbështetëse për nevojat tuaja emocionale, zgjedhjet tuaja dhe çështjet që kanë të bëjnë me jetën tuaj personale në një kontekst më të përgjithshëm. Nëse jeni në një lidhje, kjo javë do të shënojë fillimin e një intervali që do ju afrojë edhe më shumë me partnerin. Nëse jeni beqarë, Afërdita në shenjën tuaj do të rrisë sharmin tuaj i cili do të jetë një “pol tërheqjeje” për të tjerët dhe do të çojë drejt flirteve dhe komplimenteve. Njohjet e reja janë një skenar shumë i mundshëm për këtë javë, zgjedhja që do të bëni do të luajë një rol!

LUANI

Νga kjo javë do të filloni të vini re një klimë humori të mirë dhe optimizmi për çështje të cilat deri më tani ju dukeshin si një "mal". Afërdita është në shenjën e Gaforres, një pozicion nga i cili “zgjon” nevojat tuaja më të thella dhe ju bën të afroheni me to. Gjëja më e mirë për të bërë këtë javë është të dëgjoni atë që ju nevojitet vërtet (një shëtitje në një vend të preferuar, një telefonatë me një person të caktuar, apo edhe një blerje të vogël për t'ju gëzuar) dhe të përpiqeni ta realizoni! Çështjet që lidhen me punën mund të jenë në listën tuaj prioritare edhe këtë javë, por ato nuk do të krijojnë stresin dhe kuptimin që sapo kishit menduar për to. Nëse çdo gjë që lidhet me detyrimet profesionale, takimet dhe çështjet e punës i qaseni në një kontekst më të gjerë në mënyrë racionale dhe reale, do të jeni në gjendje të organizoni edhe rregullimin e tyre. Mos i lini asgjë rastësisë dhe nëse dikush tjetër duhet të marrë përsipër punën tuaj, sigurohuni që të ketë të gjithë informacionin e kërkuar për të. Në fushën sentimentale Afërdita në shenjën e Gaforres më 13 maj do të formojë një aspekt mbështetës me Saturnin dhe do të ndihmojë për të kapërcyer disa çështje, të cilat kanë të bëjnë me fushën e marrëdhënieve ndërpersonale dhe ka shumë gjasa që të jenë krijuar pa ndonjë arsye të vërtetë. Nëse jeni në një lidhje këto ditë, mund të zgjidhni një keqkuptim, përderisa jeni të gatshëm t'i afroheni partnerit tuaj dhe të shprehni sinqerisht qëndrimin tuaj për të. Nëse jeni beqar dhe një person i së shkuarës është në qendër të interesit tuaj, përpiquni të bëni një bisedë me të pasi ai do t'ju ndihmojë të sqaroni shumë.

VIRGJËRESHA

Këtë javë Virgjëresha duket se do të rivendosë ekuilibrat senτimentalë, të cilët mund të jenë prishur nga eklipsi hënor që ndodhi ditët e mëparshme. Prania e Venusit në shenjën e Gaforres dhe aspekti pozitiv që do të formojë me Saturnin te Peshqit më 13 maj, do të ndihmojë thelbësisht në rivendosjen e ekuilibrit në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale. Një marrëdhënie profesionale duket se ka perspektiva përmirësimi për sa kohë që ju shikoni realisht çështjet që kanë lindur në të dhe merrni masa për t'i zgjidhur ato. Një aleancë e re profesionale mund të fillojë brenda këtyre ditëve ose një partneritet që keni do të forcohet edhe më shumë me kalimin e kohës. Në fushën sentimentale Afërdita është në një shenjë që ju favorizon dhe nga ky pozicion do të theksojë edhe më shumë nevojat tuaja emocionale. Nëse jeni në një lidhje, komunikimi me partnerin dhe orët që do të kaloni së bashku do të ndikojnë shumë në humorin tuaj dhe do të funksionojnë si mbështetje për ju. Nëse jeni beqarë këto ditë, ka gjasa të krijoni një njohje përmes njerëzve të rrethit tuaj të miqve, gjë që duket se është këtu për të qëndruar.

PESHORJA

“Pasujërat” e eklipsit mund të ndikojnë në humorin tuaj në ditët e para të javës, por aspektet mbështetëse të Venusit nga shenja e Gaforres do të balancojnë dhe përmirësojnë situatat, disa prej të cilave duket se lidhen me punën. Trekëndëshi që do të formojë Saturni më datë 13 maj, do të stabilizojë çështjet për sa i përket pjesës profesionale ku ditët e fundit ka pasur ulje-ngritje të ndryshme. Periudha që po kaloni është një periudhë shumë e mirë për sa i përket çështjeve profesionale, pasi prania e Venusit në shenjën e Gaforres do të ndihmojë zhvillimin e tyre dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e disa çështjeve duke sjellë rezultatet që dëshironi. Në fushën sentimentale këtë javë do të fokusoheni në çështje që lidhen me punën dhe jo aq shumë në çështje që lidhen me jetën tuaj personale. Nëse e keni gjetur përputhjen tuaj do t'ju duhet ta vendosni këtë marrëdhënie dhe gjërat që lidhen me të në jetën tuaj të përditshme dhe të mos i zvarritni ato. Nëse jeni beqarë, ka shumë gjasa që një marrëdhënie profesionale të zhvillohet dhe të bëhet personale, pasi prania e Venusit në këtë shenjë mund të krijojë një interes personal në një mjedis profesional, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetë ditët e para të shenjës suaj.

AKREPI

Kjo javë do të jetë mbështetëse për cështjet sentimentale tuaja pasi prania e Venusit në shenjën e Gaforres do të krijojë ekuilibër dhe qetësi të brendshme, gjë që do t'ju ndihmojë të shprehni gjithçka që ndjeni dhe çfarëdo që dëshironi të thoni. Marrëdhënia juaj me të tjerët, kontaktet dhe takimet që do të keni këtë javë do të luajnë rolin e tyre të veçantë në humorin tuaj dhe do të krijojnë përmbushje emocionale. Në fushën e karrierës Afërdita në Gaforre do të ndihmojë për të zgjidhur disa çështje që krijuan keqkuptime dhe do të krijojë një atmosferë të mirë në punë. Në çështjet shpirtërore do të keni mundësinë që ndjenjat tuaja t'i shprehni. Kjo është diçka që do të ndihmojë një marrëdhënie pasi do të krijojë lidhje edhe më të forta mes jush dhe partnerit tuaj. Aspekti pozitiv mes Venusit dhe Saturnit do të krijojë stabilitet sentimental dhe nëse jeni beqarë kjo do të jetë baza për të zhvilluar një njohje të re. Në fakt këtë javë ka shumë gjasa që të afroheni me një person dhe për këtë rol kyç do të luajë fakti që do të keni mjaft të përbashkëta për të diskutuar dhe ndarë.

SHIGJETARI

Këtë javë do t'i jepni më shumë rëndësi gjërave që për disa arsye ende nuk janë zgjidhur. Këto ka të ngjarë të lidhen ose me disa çështje familjare ose me çështje financiare të palëve të treta dhe do të jenë në plan të parë gjatë gjithë kësaj. Aspekti harmonik midis Venusit dhe Saturnit do t'ju ndihmojë t'i trajtoni këto çështje në mënyrë racionale dhe kjo do të funksionojë në mënyrë efektive. Mos i lini asgjë rastësisë pasi kontributi juaj do të përcaktojë edhe rezultatet. Sa i takon financave, këtë javë do të keni më shumë mundësi për të rregulluar çështjet që lidhen me punën, ndaj ia vlen t’i kushtoni vëmendje pasi duket se vëmendja juaj do të sjellë rezultate. Në fushën sentimentale "çelësi" pozitiv për këtë shenjë është t'i qaseni çështjeve që kanë të bëjnë me çështjet emocionale me të menduarit racional. Nëse jeni në një lidhje, mos hezitoni të diskutoni me partnerin tuaj atë që dëshironi, pasi në këtë mënyrë do t'ia bëni të dukshme dhe të qartë edhe atij. Nëse jeni beqar, drejtojuni një njohjeje apo një lidhjeje romantike me hapa të vegjël dhe të qëndrueshëm dhe mos lejoni që emocionet t'ju tërheqin në lëvizjet përkatëse.

BRICJAPI

Kjo javë është mbështetëse në fushën e marrëdhënieve ndërpersonale dhe fakti që eklipsi Hënor i cili mund të ketë krijuar disa "përmbysje" ka kaluar, mund të cilësohet vetëm si pozitiv! Tani është radha e Venusit nga shenja e Gaforres që të krijojë kushte që klima në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale të përmirësohet dhe të ketë mundësi për të zgjidhur disa çështje në lidhje me marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Ndikimi planetar do të jetë shumë i dobishëm për marrëdhëniet profesionale dhe aferat e biznesit. Ajo që duhet të bëni është t'i qaseni me lëvizje metodike çështjeve që dëshironi të zgjidhni dhe të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet profesionale, pasi Saturni e do rendin dhe funksionon më së miri në bazë të lëvizjeve të llogaritura mirë! Në fushën sentimentale trekëndëshi Venus/Saturn do të funksionojë në favorin tuaj pavarësisht nëse jeni beqarë apo në një lidhje, pasi do të krijojë ndjenja të qëndrueshme që do të krijojnë bazën për zhvillimin e punëve. Nëse jeni në një lidhje, këto ditë do ju ndihmojnë shumë për t'u afruar me partnerin dhe për t'u fokusuar tek ajo që ju bashkon dhe jo tek ajo që ju ndan. Nëse jeni vetëm tani, fillon një periudhë e cila do të sjellë zhvillime në jetën tuaj personale, pasi do të krijojë terren pjellor për njohje të reja, flirtim dhe gjithashtu për zhvillimin e një njohjeje që ekziston tashmë në jetën tuaj.

UJORI

Me Venusin që sapo ka kaluar në shenjën e Gaforres, duket se këtë javë detyrimet tuaja të punës dhe disa detyra që keni në jetën tuaj të përditshme do të bëhen interesante për ju. Prania e Venusit në këtë shenjë dhe aspekti i favorshëm që do të formojë me Saturnin nga Peshqit do t'ju ndihmojë të zgjidhni shumë punë dhe detyrime dhe të formuloni një program shumë pranë nevojave tuaja. Gjithashtu ka shumë gjasa që t'ju jepet motivimi për të përfshirë në jetën tuaj të përditshme një aktivitet që ju pëlqen dhe t'i bëni ditët tuaja më të këndshme. Kushtet astrologjike të kësaj jave do t'ju ndihmojnë të rregulloni disa nga çështjet që shqetësojnë përditshmërinë tuaj profesionale, të cilat do të kenë ndikim edhe në humorin tuaj. Në fakt nuk përjashtohet që të ketë edhe diskutime të cilat do të sjellin një rezultat pozitiv në pjesën financiare të detyrimeve dhe marrëveshjeve profesionale. Në fushën sentimentale kemi stabilitet emocional. Nëse jeni beqarë dhe ka një person që ju ka tërhequr interesin këto ditë ka gjasa të ketë zhvillime të cilat mund të vijnë ngadalë por me siguri. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të përfshini një shëtitje në natyrë ose një aktivitet që ju pëlqen në rutinën tuaj të përditshme me partnerin, pasi kjo do të funksionojë shumë pozitivisht për ju.

PESHQIT

Prania e Venusit në shenjën e Gaforres do të sjellë shumë momente të këndshme dhe krijuese në jetën tuaj të përditshme, kontakte me të dashurit tuaj dhe zhvillime pozitive në çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë. Këtë javë, konkretisht më datë 13 maj do të keni ndikim në stabilizimin e një marrëdhënieje apo një njohjeje si dhe të merrni vendimet e duhura. Në fushën financiare dhe të punës ka mundësi që të ketë disa afera që do të bëhen mjaft kërkuese, por prania e Saturnit në shenjën tuaj dhe aspekti pozitiv që do të formojë Venusi me të, tregon se do të gjeni një mënyrë efektive për t'i zgjidhur ato. Nëse jeni të angazhuar profesionalisht në një art, kjo javë do të sjellë ide shumë të bukura dhe kreative. Në fushën sentimentale këtë javë do të ketë një stabilitet emocional që do të ndihmojë në zhvillimin e një marrëdhënieje ose një njohjeje personale. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa që të afroheni me një person me të cilin do të keni një hobi të përbashkët ose ëndrra dhe qëllime të përbashkëta! Nëse jeni në një lidhje, nuk është kurrë vonë për të nisur një aktivitet të ri me partnerin, i cili do të rinovojë si përditshmërinë ashtu edhe lidhjen tuaj!

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja