Kujdes në fushën sentimentale! Një javë me ndikime të forta planetare sipas astrologut Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se kjo javë është shumë e rëndësishme në fushën e karrierës, në fushën e punës, në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndryshim mes asaj që duam të bëjmë dhe mes asaj që realizohet. Momenti më i mirë për vendime është pikërisht këtë javë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në atë që duam të bëjmë.

Më datë 23 maj, Marsi në katërkëndësh me Jupiterin në Dem ndikon dhe ndihmon shumë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me komunikimin, ndryshimet dhe iniciativat. Është një javë shumë e mirë në stabilizimin e çështjeve ekonomike financiare. Kujdes duhet të kemi në mos ekzagjerimin e gjërave, atë që shikojmë apo dëgjojmë është mirë që ta studiojmë dhe kuptojmë siç duhet. Më të ndikuar në fushën e punës dhe ndryshimeve janë Luanët, Demi, Akrepi dhe Ujori si dhe shenjat që kanë ashendentët në këto shenja.

Më datë 26 maj, Afërdita në Gaforre formon një trekëndësh me Uranin në Dem, është një aspekt pozitiv që favorizon kontaktet, njohjet, romancën apo dashurinë me shikim të parë. Gjithashtu kjo ditë është shumë e mirë për firmosje dokumentacioni apo bisedime pune. Në këtë drejtim ndikim më të madh do të ketë shenja e Gaforres, Akrepit, Peshqve dhe shenjat e tokës Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Është mirë që të jeni të kujdeshmën në një takim që bëhet në këtë datë.

Më 28 maj, Dielli në Binjak në katërkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të sjellë vështirësi për të cilat do të stresoheni disi, por mos u shqetësoni pasi është një ditë kalimtare, vetëm tregohuni të matur dhe mos debatoni në këtë ditë si në punë ashtu dhe në familje.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e fundit të muajit 22-28 Maj 2023

Dashi

Duket se kjo javë do të ketë një ndikim shumë të mirë në lidhje me punën dhe karrierën, pasi kjo e fundit ju jep mundësinë për ndryshime dhe rritje. Është një javë e mbarë në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Është një moment shumë i mirë juaji në kuadrin e punës, mos kini frikë nga ndryshimet pasi koha ka treguar se ju jeni me fat në këtë drejtim. Është periudha ideale për të bërë ndryshime, sidomos dita e enjte e favorizuar në takime, kryesisht 10-të ditëshi i parë dhe i tretë. Është mirë që çdo bisedë ta mbani sekret, ta mbani për vete dhe mos ta hapni me të tjerët, kjo është në favorin tuaj. Përgjatë kësaj jave çdo gjë që niset do të përfundohet. Në fushën shpirtërore kjo javë është java e mbylljeve të situatave të vështira dhe nisjes së nismave të reja. Ditët e para të javës kanë nevojë për vëmendje pasi mund të ketë disa çështje që do të vazhdojnë të shkaktojnë reagime dhe konfrontime mes jush dhe partnerit. Më datë 26 maj Venusi në shenjën e Gaforres do të formojë një aspekt pozitiv me Uranin në Dem, gjë që do të ndihmojë për të krijuar një atmosferë të mirë në jetën tuaj personale pavarësisht nëse jeni beqarë apo në një lidhje.

Demi

Eshtë një javë shumë aktive për Demin me shumë punë, me ndryshime dhe me shumë takime. Demi është i favorizuar në fushën ekonomike financiare në lidhje me mënyrën sesi realizon çdo çështje. Keni një periudhë stabilizimi e cila ju bën të ndiheni mirë, të ndiheni superiorë. Edhe pse keni qenë disi në dilema për atë që doni të bëni, kjo është një kohë e përshtatshme përsa i përket nismave të reja në një çështje pune dhe karriere sepse ndikimi i Hënës së re që sapo kaloi si dhe Marsi ju jep një mundësi shumë të mirë në disa takime si dhe në vendimmarrje. Ju çdo gjë e arrini falë punës, zgjuarsisë dhe suksesit tuaj. Përgjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes vetëm në një takim, mundohuni të harroni gjërat e së shkuarës dhe të ecni përpara pasi është një kohë e artë kjo për shenjën tuaj. Në fushën sentimentale, nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndryshimet në orar të ndikojnë si ju ashtu edhe partneri juaj. Mos harroni se ditët më të mira për ju do të jenë të premten dhe të shtunën ku do të ketë shumë mundësi për të bërë gjithçka që dëshironi. Nëse jeni beqarë, gjashtëkëndëshi Venus/Uran ka shumë gjasa t'ju afrojë në mënyrë të papritur shumë pranë një personi që është rreth jush.

Binjakët

Përgjatë kësaj periudhe Binjakët janë shumë këmbëngulës në gjërat që kërkojnë të bëjnë duke u përpjekur në 'kapjen' e suksesit. Jeni shumë të sigurtë për atë që nisni. Edhe pse në fushën e punës disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç duhej mos u shqetësoni pasi kjo periudhë është shumë e mirë si për nisma të reja si për ndryshime ashtu dhe për stabilizim të çdo gjëje të pa mbyllur më parë. Do të keni disa ndryshime të cilat do të jenë në favorin tuaj. Është një moment mjaft pozitiv në marrjen e vendimeve të rëndësishme sa i takon fushës ekonomike. Në lidhje me një çështje kreditimi për të cilin keni pritur, duket se koha më e përshtatshme është pikërisht tani. Ditë të mira për takime janë e hëna dhe e mërkura. Përgjatë kësaj jave do të merrni një dokumentacion apo do të merrni një lajm i cili do t'ju gëzojë. Në fushën sentimentale kjo javë është e ndarë në dy pjesë, gjysma e parë duket se sjell momente më të relaksuara në jetën tuaj personale, ndaj nëse doni të organizoni diçka me partnerin tuaj, mos prisni fundjavën, e cila duket se do të jetë më stresuese për shkak të disa detyrimeve. Nëse jeni beqar mund të krijohen kushtet për paraqitjen e një personi që do të shprehë admirimin e tij, deri diku të fshehur më parë për ju.

Gaforrja

Përgjatë kësaj kohe Gaforrja është duke u munduar për të stabilizuar anën ekonomike dhe është pikërisht kjo periudha më e mirë për të përfituar me ndikime shumë favorite në këtë drejtim. Gjithçka do t'a realizoni falë zgjuarsisë dhe maturisë tuaj. Tani e tujtje i keni të gjitha mundësitë për të realizuar atë që doni në fushën e punës, në fushën e karrierës si dhe një takim që do të bëni i cili do të ketë një ndikim shumë të fortë për të ardhmen tuaj. Keni mundësinë për të lidhur një kontratë pune e cila do të rrisë të ardhurat tuaja ekonomike. Kjo javë është tepër pozitive për të zhvilluar biznesin apo punën tuaj. Për ju që jeni në administratë duhet të keni kujdes nga fjalët që thoni apo bisedat që kryeni. Është momenti më i mirë për të stabilizuar gjithçka në jetën tuaj. Për ata që janë në biznes do të keni mundësinë që nëpërmjet një takimi të zgjidhni një ngërç. Në fushën sentimentale kërkohet vëmendje për të mos ndikuar negativisht në një lidhje/njohje. Aspekti i favorshëm mes Venusit dhe Uranit më 26 maj tregon se e premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të mira për një takim personal. Nëse jeni beqarë, është e mundur të afroheni me një person që tashmë është pranë jush dhe këto ditë do t'ju ndihmojnë të zbuloni se sa elementë dhe interesa keni të përbashkëta.

Luani

Duket se Luani ka një mundësi plus, edhe koha ka treguar se jeni me shumë fat në fushën ekonomike financiare. Do të keni një ndikim të fortë nga Marsi duke ju ndihmuar dhe duke ju nxitur në veprime drejt rrugës dhe momentit të duhur. Sot ka ardhur koha që të mbyllni çështjet e vjetra apo çështje të pazgjidhura sa i takon dokumentacioneve. Është një kohë shumë e përshtatshme për të zgjidhur çështje të lëna pezull, sidomos 10-të ditëshi i tretë është më i favorizuar në këtë aspekt. Është koha e duhur për të hedhur çdo hap për ndryshime në fushën e punës dhe karrierës, por sigurisht duke u treguar të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në çdo veprim që bëni. Në fushën sentimentale tensionet dhe konfliktet do të karakterizojnë ditët e para të javës pasi aspekti mospërputhës mes Marsit dhe Jupiterit do t'i hedhë benzinë zjarrit. Nëse jeni në nje lidhje, përpiquni të zgjidhni me dialog çdo problem që ekziston mes jush dhe partnerit tuaj dhe mbani mend se çdo veprim do të sjellë reagimin përkatës nga pala tjetër. Gjatë fundjavës, shpirtrat do të jenë më të qetë pasi gjashtëkëndëshi i Venusit me Uranin do të veprojë si balancues dhe do të rivendosë qetësinë në marrëdhënien tuaj personale.

Virgjëresha

Java do të fillojë me një aspekt midis Marsit në Luan dhe Jupiterit në Dem, gjë që tregon se duhet t'i mbani lëvizjet e radhës, qëllimet, por vetëm për veten dhe njerëzit që keni besim, si dhe pozicionet që keni për çështje të caktuara. Ky aspekt mund t'ju bëjë të dëshironi të eksteroni mendimet, qëllimet dhe madje planet tuaja, por mund të zgjidhni mënyrën e gabuar për ta bërë atë ose njerëzit e gabuar për t'i ndarë ato. E gjithë java ka nevojë për vëmendje pasi katrori i Jupiterit me Marsin dhe Diellit me Saturnin mund të krijojë vështirësi në shprehjen dhe kuptimin e këndvështrimit tuaj, ndaj do të ishte mirë të mos nxitoni për të vendosur lëvizjet tuaja. Në fushën sentimentale mund të keni pak vështirësi në shprehje, të cilat nuk do të ndihmojnë në zhvillimin e lidhjeve dhe aferave sentimentale, por gjashtëkëndëshi i Venusit i vendosur në shenjën e Gaforres me Uranin në Dem do t'i sjellë gjërat në një ekuilibër. Nëse jeni në një lidhje, ditët e para të javës kanë nevojë për më shumë vëmendje. Nëse jeni beqarë, një person interesant mund të shfaqet gjatë një takimi me miqtë ose gjatë një udhëtimi.

Peshorja

Java do të nisë me Marsin nga shenja e Luanit dhe Jupiterin nga shenja e Demit duke "luftuar", i cili do të ngjyros energjinë të paktën në ditët e para të tij. Deri të mërkurën kushtojini vëmendje të veçantë informacioneve që merrni për çështje që kanë të bëjnë me financat, planet e biznesit, shlyerjet, borxhet dhe gjithçka që lidhet me ekonominë. Nëse duhet të rregulloni ndonjë nga sa më sipër, preferoni ta bëni vetë, në mënyrë që të jeni të sigurt se do ta rregulloni ashtu siç dëshironi. Gjithashtu merrni një "laps dhe letër" dhe tregohuni të vëmendshëm në çdo gjë që bëni. Në fushën sentimentale kjo javë mund të fshehë tensionin dhe vështirësinë për të shprehur diçka që ndjeni ose mendoni. Venusi është në Gaforre në një shenjë që favorizon çështjet sentiementale, kështu që me një farë mënyre do të mbajë ekuilibrin. Ajo që është edhe më e këndshme është se do të formojë një gjashtëkëndësh me Uranin në Dem i cili do të ndihmojë në rrethana dhe mundësi të ndryshme për t'u afruar me një person që ju intereson ose nëse jeni në një lidhje për të gjetur një zgjidhje.

Akrepi

Për juve të shenjës së Akrepit, java do të fillojë me Marsin në shenjën e Luanit dhe duke formuar një aspekt kërkues me Jupiterin në shenjën e Demit. Ky aspekt mund të sjellë gjatë ditëve të para të javës disa përballje me rastin e çështjeve profesionale. Lajmi i mirë për javën është se këto nuk duket se do të zgjasin shumë, pasi Venusi në gjashtëkëndëshin e Gaforres me Uranin në Dem do të ndërtojë ura komunikimi që do t'i ndihmojnë ata të vendosen. Mos harroni se do të jetë më e lehtë të shmangni një konfrontim nëse vendosni të mbani distancë nga disa çështje dhe njerëz të caktuar derisa të kalojnë këto ditë intensive. Kjo javë mund të sjellë disa momente tensioni në çështjet profesionale, kështu që tregohuni të kujdesshëm. Deri të mërkurën, mund të ndjeni se disa njerëz dhe situata po luajnë me durimin tuaj, por gjatë gjysmës së dytë të javës energjia do të ndryshojë dhe shumë nga çështjet që ju kanë krijuar ndjenja negative do të përmirësohen. Në çëshjet shpirtërore ndikimi planetar do të sjellë një klimë të mire sentimentale. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi që në një javë ku mund të ketë tensione, do të afroheni më shumë me një person, bisedat dhe komunikimi i të cilit do të funksionojnë në mënyrë balancuese. Nëse jeni në një lidhje deri të mërkurën kushtojini vëmendje çdo konfrontimi që mund të keni me partnerin në mënyrë që ato të mos përshkallëzohen, pasi pas të mërkurës do të shfaqen mundësitë për të lënë pas çdo problematikë.

Shigjetari

Juve të shenjës së Shigjetarit, kjo javë duket se do të sjellë një vrap për punët e punës por edhe çështje të përditshmërisë suaj, ndaj do të ketë momente që do të ndjeni presion. Katrori mes Marsit në shenjën e Luanit dhe Jupiterit te Demi mund të "fryjë" çdo gjë që ju krijon emocione negative. Mundohuni t'i jepni përparësi prioriteteve tuaja dhe mos lejoni që stresi të krijojë një humor negativ dhe zvarritje. Në datën 28 maj, katrori i Diellit në shenjën e Binjakëve me Saturnin te Peshqit mund të sjellë vështirësi në të shprehurit, ndaj mbani mend se ditët e fundit të javës mund të kërkojnë më shumë përpjekje për të mos krijuar një klimë të akullt në lidhje dhe bashkëpunimet. Përgjatë kësaj jave do të tregoni gjithashtu një tendencë për të ekzagjeruar disa gjëra ose tendencë për të hequr dorë pikërisht tani dhe për të marrë avionin/trenin/anijen e parë për të shkuar me pushime. Mundohuni të mos lejoni që dëshirat tuaja të pushtojnë pasi këtë javë nuk do të jenë realiste dhe mund të krijojnë probleme në jetën tuaj të punës!  Në fushën sentimentale mund të keni disa vështirësi, pasi nga njëra anë do të ketë një tension të përgjithësuar në atmosferë, nga ana tjetër shprehja do të jetë mjaft i kufizuar nga katrori i Diellit në Saturn. Lajmi i mirë është se në mes të javës, Venusi në shenjën e Gaforres do të formojë një aspekt pozitiv i cili do të veprojë si balancues dhe do të përmirësojë klimën. Nëse jeni në një lidhje gjatë fundjavës, përpiquni t'i kushtoni kohë dhe kujdes, në mënyrë që të qëndroni emocionalisht pranë partnerit tuaj pa distancë.

Bricjapi

Për ju të shenjës së Bricjapit, java që fillon, si dhe e gjithë kjo periudhë në një kontekst të përgjithshëm, është e dobishme për dëshirat dhe synimet tuaja, pasi prania e Jupiterit në shenjën e Demit krijon mundësi kryesisht në sektorin sentimental. Në planin personal, duhet t'i kushtoni vëmendje reagimeve që do të keni ndaj veprimeve të miqve, të njohurve apo partnerit, pasi mund të reagoni tepër ndaj disa gjërave dhe në fund të krijoni tension. Në planin financiar, ditët kanë nevojë për shumë vëmendje pasi mund t'ju çojnë në lëvizje apo investime financiare tepër optimiste. Katrori i Marsit me Jupiterin që do të hapë astrologjikisht perden e kësaj jave mund të sjellë pasiguri për disa çështje, qoftë profesionale apo financiare, të cilat do të ndikojnë në lëvizjet dhe vendimet tuaja. Mundohuni të mos merrni asnjë vendim të ndikuar nga mendimet që mund t'ju vendosin në një rreth vicioz skenarësh negativë. Vlerësoni me kujdes të dhënat e dhe përgatitni lëvizjet tuaja të ardhshme bazuar në to. Në fushën sentimentale prania e Venusit në shenjën e Gaforres favorizon ende jetën tuaj personale dhe thekson emocionet, të cilat do të luajnë një rol vendimtar në zhvillimet. Kjo javë mund të sjellë surpriza të këndshme dhe të papritura nëse jeni beqar, si për shembull një njohje e re apo interesimi i një personi që nuk kalon pa u vënë re nga ju! Nëse jeni në një lidhje vetëm ditët e para të javës do të kenë nevojë për vëmendje pasi mund të ketë ndjenja posesive të cilat do të ndikojnë në klimën mes jush dhe partnerit, por pas të mërkurës klima do të përmirësohet dukshëm.

Ujori

Kjo javë ka nevojë për vëmendje pasi do të nisë me një katror mes Marsit në Luan dhe Jupiterit në Dem, i cili mund të sjellë një vështirësi ose një ekzagjerim në menaxhimin e situatave. Kjo është diçka që ka nevojë për vëmendje në mënyrë që të mos ju futë në procesin e debatit me ata që ju rrethojnë dhe me të dashurit tuaj, pasi gjithmonë në debat ekziston rreziku që të mos jetë e lehtë të hamendësosh përfundimin e tyre. Sa më shumë të mbani një ton të butë këtë javë, aq më e lehtë do të jetë të shmangni konfliktet dhe lëvizjet e gabuara për çështje që janë të rëndësishme për ju. Disa çështje të punës mund të ngrenë polemika gjatë këtyre ditëve dhe menaxhimi i tyre do të ketë nevojë për vëmendje për të mos penguar zhvillimin e punëve profesionale. Në fushën sentimentale ndikimi planetar do të ndihmojë në shprehjen e emocioneve të cilat do të luajnë një rol të madh në lidhjen tuaj personale. Nëse jeni në një lidhje dhe mendoni se ka diçka që dëshironi të diskutoni dhe sqaroni me partnerin tuaj, mos hezitoni t'ia tregoni, përndryshe kjo "diçka" mund të krijojë pasiguri sentimentale e cila do të ndikojë negativisht në mendimet tuaja dhe në klimën tuaj. Nëse jeni beqarë mund të mendoni se disa gjëra kanë "ngrirë" përsa i përket takimit me një person që ju intereson, por bëni durim pasi kjo do të jetë e përkohshme dhe java e ardhshme paralajmëron më mirë.

Peshqit

Për ju të shenjës së Peshqve, kjo javë do të jetë plot kontraste pasi nga njëra anë mund të ketë disa çështje që do t'ju krijojnë presion por nga ana tjetër do të ketë edhe momente shumë të mira por edhe surpriza kryesisht në çështjet personale. Katrori i Marsit në Luan me Jupiterin në Dem që do të zhvillohet në fillim të javës mund të sjellë disa diskutime/lajme/informacione të cilat do ju krijojnë acarim. Ju duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë menaxhimit të çështjeve të tilla në mënyrë që të mos ketë përçarje me personat e afërt. Duhet t'i kushtoni vëmendje edhe transportit pasi do të ketë një nxitim të përgjithshëm që mund të sjellë gjëra të papritura. Përkundrazi, një bisedë/takim me një person që ju intereson ose një zhvillim pozitiv i çështjes tuaj personale do të jetë shumë i dobishëm për ju këtë javë. Për të shmangur vendimet dhe lëvizjet e gabuara në fushën ekonomike dhe profesionale, përpiquni të shpenzoni kohë për çdo çështje që lind dhe shmangni trajtimin mekanik të saj. Gjysma e dytë e javës do të ketë më shumë mundësi për të pasur disa diskutime rreth çështjeve profesionale dhe për të "marrë avantazh" në to. Në fushën sentimentale kjo javë mund të sjellë lajme pozitive të papritura në një çështje tuajën personale. Nëse jeni në një lidhje gjysma e dytë e javës do të jetë më mbështetëse nëse dëshironi të bëni gjëra me partnerin tuaj dhe të kaloni kohë së bashku. Nëse jeni beqarë, ka shumë gjasa që të ketë një flirt apo një njohje që do t'ju rrisë vetëbesimin dhe do ju krijojë ndjenja të papritura.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë