Policia Kufitare paralajmëron të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt vendit tonë me tragete të ndërgjegjësohet e të mos bien pre e mashtrimeve.

Sipas policisë, udhëtarët nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar, pasi janë identifikuar një grup që mashtronte udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

“Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit,  këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget,  nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 - 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të  Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta,  30 raste janë proceduar.

Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni.

Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24  në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj”

Policia Kufitare