Kujdes, shmangni debatet! Nga puna tek dashuria dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për këtë javë sipas astrologut Jorgo Pulla

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 16-22 tetor 2023

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me të mirat dhe vështirësitë e veta. Java fillon me Hënën në Akrep në një vend që është skeptik me punën, në lidhje me vendime që do të merrni sesa siguri do të kenë për të ardhmen në atë që ne kërkojmë dhe duam. Duket se ka një ndikim shumë të madh sidomos për shenjën e Akrepit pasi kanë dhe një çështje të rëndësishme për të zgjidhur, për të cilën kanë një mundësi ditën e hënë, e cila është favorite në zgjidhjen e konflikteve apo problematikave. Gjithashtu është një ditë e mirë për shit-blerje. Ndërsa dita e Mërkurë do të jetë një ditë për bisedime ku do të keni mundësi të shprehni ato që vërtetë mendoni, por kujdes shmangni dhe qëndroni larg debateve. Është një kohë shumë e përshtatshme në zhvillime të reja në anën ekonomike financiare. Në datën 20 tetor, ditën e premte kemi një ndikim shumë të mirë sa i përket anës emocionale, pa harruar të kërkojmë ndihmën e llogjikës. Lidhja Diell- Mërkur në Peshore pritet të nxjerr në pah çështje të marrëdhënieve dhe të partneriteteve. Dita sjell shumë beteja, por interesante. Ndërsa ditën e shtunë kemi një katërkëndësh planetar ku disa prapaskena, vështirësi apo ndryshime mund t'ju trazojnë pak. Qëndroni larg debateve, larg çështjeve që sjellin probleme! Ndërsa dita e diel do t'ju falë qetësi shpirtërore.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 16-22 tetor 2023.

Dashi

Ju të shenjës së Dashit do t'ju jepet mundësia tani për të stabilizuar disa çështje që lidhen me biznesin. Mund të jetë një ndryshim apo një shitje biznesi, është mundësia për t'u bërë, pse jo. Është një moment favorit për të realizuar çdo gjë ashtu si ju dëshironi. Është një moment kyç për ju, sepse edhe puna dhe karriera është e rëndësishme, ndikimi favorit ju çon drejt zgjidhjeve të çështjeve problematike të pazgjidhura më parë, ku do të arrini qëllimet tuaja. Në çështje shpirtërore një lidhje problematike mund të ketë disa ndryshime. Është një periudhë e mirë në fushën e dashurisë ku do të jeni më të qartë dhe më të sigurtë. Nëse keni planifikuar për të bërë një udhëtim këtë javë, bëjeni ditën e enjte!

Demi

Një javë favorite në njohje të reja dhe në stabilizim dokumentacionesh. Demët kanë patur disa probleme në çështje dokumentacioni, si dhe probleme me punën e tyre, edhe pse Demi është përpjekur për të qenë sa më korrekt, por duket se nuk kanë qenë të tjerët korrekt me të. Përgjatë kësaj jave pozicionimi planetar do të ndihmojë Demin, guvernatori i tij Afërdita do të ndikojë dhe gjithashtu ndikimi i Jupiterit do të falë mundësi të mëdha për ndryshime pozitive në çështjet e punës, në çështjet ekonomike-financiare ku ju do të rrezatoni. Keni mundësinë për të bërë një hap të madh në karrierën tuaj! Është një kohë favorite në marrjen e vendimeve të mëdha, janë vendime shumë të rëndësishme dhe ju i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe gjëra të mëdha që do të bëni tani e tutje. Nëse doni të bëni një blerje, koha më e mirë është nga e mërkura deri ditën e premte. Në fushën e dashurisë edhe pse keni patur disa keqkuptime ka ardhur momenti i stabilizimit dhe nuk ka vend për shqetësime.

Binjakët

Një çështje e rëndësishme në komunikim dhe marrja e një vendimi janë prioritetet e Binjakëve përgjatë kësaj jave. Është shumë e rëndësishme çfarë flisni, kujdes mos u nxitoni, flisni me baza dhe përpiquni mos cënoni dikë. Përpiquni të jeni me këmbë në tokë, edhe pse jeni një shenjë ajri i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar dhe për të zgjidhur një çështje ndoshta më të vështirë të jetës tuaj. Ose mund të jetë diçka e fshehtë e mbyllur nga ana juaj, por që do të hapet. Ju do të jeni në gjëndje t'i përgjigjeni çështjeve madhore, të gjeni një zgjidhje pa qenë e nevojshme që të verifikohet apo vazhdohet. Është pikërisht kjo kohë me një ndikim shumë pozitiv në mbylljen e çështjeve të pazgjidhura më parë njëherë e mirë. Është një moment ku do të ndjeheni mirë në fushën e punës dhe karrierës si dhe në ndryshime të mëdha që do të keni. Në lidhje me çështjet shpirtërore duhet të bëni pak kujdes, mos u nxitoni pasi nxitimet nuk sjellin asnjëherë dobi.

Gaforrja

Shenja e dhembshurisë dhe e qetësisë përpara stuhisë. I keni të gjitha mundësitë për të parë se ç'do të bëni në stabilizimin ekonomiko financiar, në disa gjëra që mund të ndikoheni ose në çështje të parealizueshme por të cilat tani bëhen të realizueshme, sepse është një moment i artë ku kërkohet që çdo gjë të zgjidhet në këtë periudhë dhe jo të neglizhoni apo t'a shtyni në një moment tjetër. Bëhet fjalë për një çështje pune, një çështje karriere, është shumë herë më stabilizues ndikimi në ekonomi, financa, në ndryshime të mëdha që keni tani e tutje. Është pikërisht kjo kohë, koha e favorshme përsa i përket çështjeve ekonomike dhe ndryshimeve favorite në kohën e duhur, kjo falë dhe ndikimit të pozicionimit planetar në shenjën tuaj. Është një kohë ideale, dhe jo vetëm, është surprizuese pasi do të merrni disa vendime vërtetë të rëndësishme. Keni mundësi për ngritje në karrierë dhe mundësi në rritjen e të ardhurave tuaja. Vërtetë e keni të nevojshme këtë pasi keni patur disa probleme ekonomike të cilat duket se tani do të marrin një tjetër kthesë. Në çështjet shpirtërore keni mundësinë për të stabilizuar çdo problematikë apo keqkuptim.

Luani

Shenja e forcës dhe e mendjes, Luani përdor mendjen përpara forcës edhe pse ndonjëherë të tjerët mund ta marrin për dobësi. Luani e di shumë mirë se çfarë kërkon dhe ku do të dojë të arrijë, di shumë mirë se çfarë bën dhe më e rëndësishmja është që i nis dhe i bën gjërat ashtu si ai do dhe jo ashtu si duan të tjerët. Koha ka treguar se jeni me shumë fat në anën ekonomike financiare, jeni me shumë fat në disa çështje që keni për të zgjidhur në punën tuaj. Gjithashtu do të keni mundësinë për të bërë një takim mjaft të rëndësishëm në fushën e karrierës, do të ketë një ndikim të madh në vendime që do të merrni sepse duket se tani ka ardhur koha dhe momenti i duhur. Në fushën shpirtërore keni ndikime pozitive, vetëm kujdes nga fjalët e tepërta, pak vëmendje duhet të bëni me Peshore të 10-të ditëshit të parë.

Virgjëresha

Shenja e mundit, vështirësisë dhe çiltërsisë. Duket se Virgjëreshat janë në kohën më të mirë të mundshme përsa i përket mundësive në zhvillime të reja në çështje pune dhe në lidhje me karrierën. Karriera është ajo që ju bën të ndjeheni mirë, të ndjeheni superiorë në ekonomi dhe në gjëra të mëdha që do të nisni tani e tutje. Jeni me fat sepse dhe kjo periudhë është shumë e mirë dhe tepër pozitive ku ju ndihmon për të zgjidhur disa ngërçe, disa problematika që keni patur sidomos me ligjin. Është një moment shumë i mirë pasi duket se i keni të gjitha mundësitë për realizime dhe për të shkëlqyer si në fushën e punës ashtu dhe në atë ekonomike. Do të bëni një takim i cili nuk është i rastësishëm pasi keni kohë që e prisni, dhe do t'ju bëjë të ndjeheni shumë mirë. Është gjithashtu një periudhë favorite në lidhje me ndryshimet, pse jo mund të bëni dhe një ndryshim të madh në fushën e biznesit dhe punës, keni të gjitha mundësitë për të rritur të ardhurat tuaja. Ndërsa në fushën shpirtërore kërkohet pak vëmendje.

Peshorja

Shenja e vendimeve të mëdha dhe e zgjidhjeve të problemeve ligjore. Peshorja ka disa kohë që është munduar shumë. Në lidhje me një vendim që Peshorja do të marrë tani, është një vendim shumë pozitiv, një vendim i cili vërtetë mund të jetë në anën tuaj ndikuar dhe nga koha kur merret në bazë të pozicionimit planetar. Por në këtë javë është më mirë të dëgjoni sesa të veproni. Boll punuat për të tjerët, dëgjoni dhe palën tjetër, çfarë ata ju ofrojnë dhe çfarë juve kërkoni. Është një moment që kjo gjë mund të ndodhë në favorin tuaj dhe nuk do të ketë vend për dyshime apo për probleme. Është momenti i duhur i stabilizimeve dhe i gjërave të rëndësishme ekonomike financiare, moment shumë pozitiv për të arritur në finishin tuaj. Është një periudhë ideale, favorite në karrierë dhe në gjëra që doni të bëni. Në fushën shpirtërore keni ndikime pozitive dhe lidhjet që bëhen tani në këtë periudhë kanë jetëgjatësi.

Akrepi

Shenja më inteligjente edhe pse nuk shfaqet shumë sepse flet me fjalë, arrin atë që do. Do të ketë mundësi shumë të mëdha Akrepi për të bërë ndryshime. Është një periudhë shumë e mirë e drejtpërdrejtë me ju për punën, për karrierën, për takime që do të bëni - ku ju do të përfitoni falë zgjuarsisë dhe drejtësisë tuaj. Kur jeni me të drejtën tuaj çdo gjë arrihet! Është një kohë e përshtatshme për zhvillime të reja në çdo fushë. Nëse ju doni të bëni diçka në këtë periudhë: të merrni një dokument, të nisni një punë të re apo një punë të dytë, ose të bëni një udhëtim, bëjeni tani pasi është koha me mirë e mundshme për shenjën tuaj. Për 10-të ditëshin e dytë të Akrepit duket se nga fundjava shumë gjëra do të ndryshojnë për të. Në momentin më të vështirë ju arrini të jepni një zgjidhje. Ndërsa sa i takon anës shpirtërore nuk ka vend për shqetësime.

Shigjetari

Shenja e dobësisë dhe zgjuarsisë. E dobësisë, pasi ndodh diçka që nuk i pëlqen dhe nuk ndjehen mirë. Janë korrekt por duket se të tjerët nuk janë aq korrekt me të. Mund të tregojnë gjithashtu dobësi në prishjen e parave, apo një gjë nuk shkon ashtu siç e kishin planifikuar dhe vjen një moment që pyet veten pse e bëra, edhe pse ju si shenjë nuk e keni në natyrën tuaj të bëheni pishman apo të ktheni kokën pas atyre që kanë ndodhur. Por ju në këtë periudhë keni të gjitha mundësitë për të larguar çdo dilemë që mund të keni, mundësitë që ju ofrohen janë të mëdha për të stabilizuar çështje ekonomike financiare, çështje pune dhe karriere. Jeni të vëmendshëm përgjatë kësaj jave pasi mund të bëni disa takime të papritura të cilat do të rezultojnë në interesin tuaj. Ekonomia do të jetë fokusi juaj më i madh përgjatë kësaj jave. Është një javë e mirë në kreditime dhe vendimmarrje! Në fushën shpirtërore kujdes, pasi e keni lënë pak pas dore. Për të palidhurit një njohje e re mund të jetë tepër interesante. Çdo lidhje që konsolidohet në këtë javë ka pak shance për shkëputje, kjo falë vijimit të ndikimit të Hënës së re dhe eklipsit diellor.

Bricjapi

Shenja më kuptimplotë ekonomike dhe më e dashuruar se kurrë në anën sentimentale. Bricjapët në fushën ekonomike financiare luajnë një rol shumë të rëndësishëm përsa i përket kësaj periudhe. Pikërisht kjo javë vjen për të plotësuar dëshirat e parealizuara më parë. Është një moment perfekt në lidhje me punën tuaj, në lidhje me atë çka doni të bëni dhe me të drejtën tuaj kërkoni që gjërat të jenë ashtu si ju pretendoni. Kujdes nga ndërhyrjet e të tjerëve në këtë drejtim, pasi mund të ketë njerëz që do të lodhen për të prishur punë. Shumë njërëz mund t'ju quajnë snob apo të ftohtë, por e kanë gabim, pasi ju keni mënyrën e të kërkuarit në perfeksion. Është një mundësi tani shumë e mirë të zgjidhni disa ngërçe si në anën ekonomike ashtu dhe në atë të dashurisë. Keni mundësinë që të arrini aty ku dëshironi! Stabilizimin shpirtëror duket se e keni ju në dorë dhe jo të tjerët.

Ujori

Flitet për Ujorët që marrin atë që duan dhe të thonë mirupafshim. Por jo, në fakt nuk është e vërtetë kjo për Ujorët, ata mund të jenë pak indiferentë por është një shenjë që di mjaft mirë të respektojë dhe ndihmojë. Kjo javë për Ujorët do të jetë perfekte për stabilizim ekonomik, për mundësi, për ndryshime. Dhe në fakt për këtë të fundit do të ketë mundësi të mëdha, pasi Ujorët kurrë nuk i lënë gjërat pas dore. Vetëm diçka duhet të ketë vëmendje Ujori, pasi vërtetë është i aftë dhe mundet të bëjë gjithçka, por sa do të jenë të tjerët që do i përgjigjen. Ndikimi planetar do të jetë favorit për ta me guvernatorin e tyre Uranin dhe Diellin në anën tjetër duke qenë përballë Luanit, dhe kjo do të mundësojë në zgjidhjen me lehtësi të çdo situate. Momenti dhe koha e duhur e sistemimit ekonomik, e stabilizimit dhe e vazhdimësisë është pikërisht kjo periudhë ku do të dilni të fituar. Në çështjet shpirtërore keni të gjitha mundësitë e stabilizimit, mundohuni të jeni vetvetja!

Peshqit

Do të jetë një javë fatlume për Peshqit që janë duke mbyllur disa çështje dokumentacioni që mund të jenë për punë apo dokumentacione për jashtë. Mund të keni gjithashtu një lëvizje nga puna e cila do të jetë në të mirën tuaj, mund të lëvizni nga një vend në një vend tjetër, i keni të gjitha mundësitë e ndryshimit në jetën tuaj. Gjithashtu favorit do të jetë ndikimi dhe në fushën ekonomike ku do të keni mundësi të mbyllni disa çështje të së shkuarës. Është momenti i duhur, pasi çdo gjë do ju shkojë mbarë. Keni të gjitha mundësitë e ndryshimit pozitiv në punë e karrierë, moment ideal në fushën ekonomike financiare edhe pse duhet thënë që rruga drejt suksesit do të ketë dhe vështirësitë e veta. Në fushën shpirtërore e keni lënë pak veten pas dore pasi ju bëni më shumë për të tjerët dhe jo për veten tuaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Je një Peshore? Ja çfarë karakteristikash ke dhe si ndikon Hëna dhe Eklipsi Diellor në shenjën tuaj

Në vijim të parashikimit javor të horoskopit në studion e “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla u ndal në shenjën e Peshores, ku do të jetë ndikimi më i madh si nga ana e Hënës ashtu dhe në Eklipsin Diellor.

“Përfitimet më të mëdha merren kur kemi Hënë të re, pasi ajo na jep mundësinë të shikojmë më qartë atë që duhet të bëjmë apo atë që do të nisim. Gjithashtu Hëna e re ndihmon për të parë përtej asaj që ne nuk shohim. Ndërsa me Hënë të plotë duhet të përpiqemi për të mbyllur çdo problem të lenë pezull. Sa i takon Eklipsit Diellor do të na ndihmojë për të zbuluar problematika të të tretëve ku do të fitojnë njerëzit e së drejtës” shprehet Pulla.

Po cilat janë disa nga shenjat karakteristike tipike të Peshores?

“Kur flasim me një Peshore duhet të jemi të drejtpërsëdrejti, sepse Peshorja shikon dhe regjistron. Peshorja ka diçka pozitive për veten e saj dhe ndoshta negative për të tjerët, nëse ti refuzon diçka apo nuk i pëlqen mënyra sesi artikulon përpara Peshores, ajo të kupton direkt se çfarë problemi ke. Me një Peshore duhet të jesh i qartë që në fillim, gjithashtu me një Peshore duhet të jeni të kujdesshëm në bisedime dhe në kontrata të rëndësishme. Peshorja bën ndere pa të thënë dhe asnjëherë nuk e tregon se çfarë ka bërë dhe kjo është një anë shumë e mirë e kësaj shenje. Anë negative e kësaj shenje është që indinjohet shpejt, mërzitet lehtë, por është e dhënë pas punës dhe sapo i kërkon ndihmë t’a jep pa hezituar. Sa i takon fushës së punë dhe karrierës, Peshoret janë këmbëngulës, nëse duan diçka e realizojnë, janë të mirë në role drejtuese, në vende reklamimi, marketingu, në fushën e biznesit janë të parët, në shit-blerje dhe exchange janë shumë të mprehtë” thekson astrologu Jorgo Pulla.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë