Kujdes! Vëmendje për këto shenja… / Horoskopi javor 19-25 shkurt nga Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një renditje të saktë për të 12 shenjat e zodiakut për javën e tretë të muajit Shkurt. Kjo javë nis me Hënë të plotë dhe sigurisht që ka ndikim tek të gjitha shenjat, ku pritet të ketë ndryshime të mëdha në të gjitha drejtimet. Astrologu Pulla bëri renditjen javore për të 12 shenjat, duke u ndalur në detaje specifike.

Në vendin e 12-të – Ujori

Ndikimet planetare nuk favorizojnë blerjen për këtë shenjë, ndaj duhet të bëjnë shumë kujdes. Nëse kanë në plan për të bërë diçka të tillë, t’a shtyjnë për javën që vjen më mirë. Dita më e mirë për të bërë bisedime për shenjën e Ujorit është dita e hënë dhe e mërkurë, pasi është një periudhë vendimtare. Në lidhje me anën shpirtërore, është një mundësi e mirë për një zyrtarizim lidhje, është koha më e mirë, sidomos në lidhjet afatgjatë. Kombinimet më të mira janë me Dash dhe me Gaforre të dhjetëditëshit të tretë. E hëna dhe e enjtja favorizon të gjithë Ujorët e palidhur. Ujorët kanë qenë përçues shumë të mirë të energjisë pozitive dhe në gjërat afatgjata në fushën e dashurisë kanë mundësi t’i zgjidhin.

Në vendin e 11-të – Binjakët

Kjo shenjë duhet t’i japë mundësi momentit dhe jo vitit. Kjo javë kërkon këmbëngulje, kërkon kohë. Binjakët kanë mundësi që të stabilizojnë disa çëshje ekonomike apo disa gjëra që kanë lënë pasdore. Më mirë të mbyllin të shkuarën dhe të ecin përpara të gjithë ata të shenjës së Binjakëve. Ana ekonomike nuk ka ndonjë shqetësim, por kujdesi duhet. Në aspektin e dashurisë, njohjet apo lidhjet serioze favorizohen për të marrë një drejtim. Lidhjet më të mira janë: Binjak-Shigjetar, Binjak-Ujor të 10-të ditëshit të parë dhe dita më e mirë është e mërkura dhe e premtja pasdite.

Në vendin e 10-të – Gaforrja

Guvernatori i Gaforres është Hëna dhe një moment ideal për këtë shenjë është e marta, ku pritet të firmosin kontrata me blerje pasurie të patundshme. Është në të mirën e tyre mos të nxitohen dhe moto e kësaj jave është: Eci avash sepse nxitoj. Në punë dhe karrierë janë të stabilizuar si shenjë. Në çështjet shpirtërore për Gaforret dashuria është e stabilizuar, sidomos me Dem dhe Ujor, si dhe me Dash dhe me Peshk të 10-të ditëshit të parë dhe të tretë. Dita më e mirë për ta është e hëna dhe e shtuna.

Në vendin e 9-të – Dashi

Është një moment ideal për Dashin, ditën e martë do surprizoheni nga një lajm që mund të merrni, ku do të keni dokumenta dhe mundësi punësimi. Dita e martë dhe e shtunë është në të mirën e Dashit dhe kanë mundësi që të lëvizin dhe jashtë. Në fushën e dashurisë, ka ardhur momenti që t’i japin zgjidhje problemeve të lëna pezull, pasi koha punon për to. Dita më ideale për çështje të tilla është e enjtja, sidomos me Virgjëreshë dhe me Peshk.

Në vendin e 8-të – Bricjapi

Në këtë javë Bricjapi duhet t’i bëjë sytë katër, sepse koha është në favorin e tyre. Është momenti që të reflektojnë në gabimet që kanë bërë pasi është momenti i tyre. Në të shkuarën kanë patur disa çështje të pazgjidhura. Në dashuri duhet të bëjnë pak kujdes nëse janë në një njohje me Dem dhe me Gaforre, duke u munduar sa më shpejt që t’a zyrtarizojnë. Dita më e mirë për ju është dita e enjte!

Në vendin e 7-të – Peshorja

Është momenti ideal për bisedime pune. Për ata që kanë probleme me ligjin, e zgjidhin pikërisht tani. Është koha e stabilizimit ekonomik dhe koha më e mirë për udhëtime. Kanë mundësi që të bëjnë gjëra të mëdha. Lidhjet më të mira që priten të zyrtarizohen janë me Dash, me Akrep, duke ndërtuar familje të suksesshme.

Në vendin e 6-të – Shigjetari

Është në këtë renditje, pasi ka bërë disa hapa para në ekonomi dhe është drejtë një finalizimi të anës ekonomike. Në sferën e punës nuk ka asgjë për t’u shqëtësuar si dhe në sferën sentimentale. Në lidhjet me Dash dhe me Peshk është shumë i favorizuar. Ditët më pozivitive duket se janë dita e hënë dhe dita e enjte, të cilat kanë një ndikim shumë të mirë në fushën e dashurisë.

Në vendin e 5-të – Luani

Do të kenë mjaft angazhime në këtë javë, si në punë dhe në takime apo kontrata të rëndësishme ekonomike. Ka ide të mira për punën dhe nuk ka vend për t’u shqetësuar. Po presin diçka që ka lidhje me jashtë vendit. Në anën sentimentale, edhe pse janë pak fajtorë, kanë një lidhje solide, gjë që është normale. E marta dhe e diela është momenti më i mirë për të vendosur.

Në vendin e 4-ërt – Akrepi

Është momenti që të bëni një përmbledhje të çdo gjëje, veçanërisht me punën dhe stabilizimin ekononik, pasi për ju ekonomia është në plan të parë. Ka shumë gjasa që të ndryshoni dhe profesion. Në dashuri, lidhjet me Dem, Luan, Ujor do të kenë mundësi për lidhje serioze afatgjatë dhe nuk kanë shkëputje. Ditët më përfekte janë dita e enjte dhe dita e shtunë paradite.

Në vendin e 3-të – Demi

Kjo shenjë është kokëfortë nga vetë struktura, ka Afërditën planetin dhe guvernatorin e vet që e udhëheq. Ekonomia dhe puna nuk kanë vend për t’u shqetësuar si dhe është një moment mjaft ideal pasi ju vjen një ofertë punë që e prisnit dhe kjo ka gjasa që të ndodhi të mërkurën. Në sferën sentimentale nuk do të kenë probleme shqetësuese, por lidhjet afatgjata që kanë të bëjnë me Binjak dhe Bricjap, mund të zyrtarizohen. Ditë ideale  janë dita e dielë dhe e mërkurë.

Në vendin e 2-të – Virgjëresha

Është gati për të marrë një punë të re ku do të arrijë maksimumin me të drejtën e vet. Duket se një burim i dytë të ardhurash është në vazhdimësi të kësaj jave. Nisni diçka dhe dini ku do të shkoni si shenjë. Në anën shpirtërore është një javë perfekte. Të palidhurit kanë shumë mundësi për të patur një marrëdhënie të stabilizuar. Kombinimet më të mira janë Virgjerëshë-Gaforre dhe Virgjëreshë-Ujor. Dita më e mirë është e mërkura dhe e premtja.

Në vendin e 1-rë – Peshqit

Kanë dy gëzime në një kohë. Janë shumë mirë në aspektin e një punë që po presin dhe pritjen e një pasardhësi. Kanë kohë që e presin dhe ky është momenti ideal për ta. Është mirë që në këtë javë të bëni plane afatgjatë dhe jo afatshkurtër. Ëndrrat tuaja bëhen realitet në lidhje me çdo gjë që dëshironi. Jeni shumë të favorizuar në një investim të mundshëm. Kjo javë është shumë e mirë sidomos në lidhjet e reja dhe ato ekzistuese. Lidhjet e mira janë me Shigjetar, me Dem dhe Peshore.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani