Kujtim Buza sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nga 1973-1987, pra për 14 vjet, në një intervistë dhënë për "Shqiptarja.com", tha se në Lidhje nuk ka pasur dosje siç mendohet sot. Ishin dosjet e "punonjësve të aparatit të Lidhjes, që vinin nga zyrat e kuadrit, të ish-qendrave të punës dhe rrethet nga vinin si dhe lutjet e aprovuara nga organizatat e Partisë dhe drejtoritë e ndërmarrjeve, ku punonin shkrimtarët dhe artistët. Në Lidhje nuk kishte dosje të tjera që mund të mendohet...".
Buza rrëfeu në këtë intervistë edhe mardhëniet e artistëve me Lidhjen, përfitimet e tyre prej saj, dhe mbi atë që quhet disidencë, një çështje, që duket po ngjall shumë reagime vitet e fundit në Shqipëri. "Jo nuk ka patur disidencë. Ka patur artistë që përpiqeshin të zgjeronin gamën e krijimtarisë me motive humane dhe tërësore, të shtynin gardhin e rreptë të metodës zyrtare të Realizmit Socialist, ta pasuronin me motive lirike të folklorit dhe temës patriotike, që ajo i pranonte në raporte të caktuara me temën aktuale", tha ai.
Ndërsa sa u takon rasteve të dënimit të artistëve, duke u ndalur në tre prej tyre, Ali Oseku, Edison Gjergo dhe Maks velo, Buza tregoi seicilin rast më vete, duke përmblehdur në fund të intervistës se "për arrestimin e tyre, fjalët, pakënaqësitë që ato shprehnin, kanë qenë shkaku i ndalimit. Nuk u fut njeri në burg për shkak të ngjyrave të përdorura, groteskut figurativ, apo vizatimit ndryshe".
/Shqiptarja.com