Kujtime nga koha kur unë, Filip Çakuli dhe Koço Devole interesoheshim për… “K*rvat e Kombinatit”

Kujtime nga koha kur unë, Filip Çakuli dhe Koço Devole interesoheshim për… “K*rvat e Kombinatit”

Për 10 vite rresht Koçoja, unë, me Filipin në ballë shkonim në Sarandë 10 ditë.

Në vitin 2019 në ekip u bashkua edhe Dori.

Një ditë u ulëm për kafe tek “Afrika”.

-Mbrëmë, -tha Koçoja, -lexova një intervistë të Vojsava Mustës, gruas së Kujtim

Tragjedi. U dashurua me Kujtimin studente. Tre vjet martesë. Bënë edhe një vajzë.

Erdhi divorci. Pse? Kujtimin e dërguan në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.

Për vajzën bënë sakrificën e madhe, u ndanë. Morali i kohës.

Në gjyq u vendos që vajza të rrinte me mamanë. Babai ta shihte vajzën një herë në dy muaj…

-Dori! Ke dëgjuar për Kujtim Spahivoglin?

-Sigurisht. Kam qenë student tek “Artet”. Legjendë si aktor. Më i njohur si regjizor. Kishte studiuar në Moskë. Solli në Tiranë idetë e regjizorit rus Stanisllafski.

-Ndërkohë Mihallaq Luarasi kishte studiuar në Budapest. Solli në Teatrin Kombëtar idetë e Brehtit.

-Dy shkolla të ndryshme. Dy rryma që u “hëngrën” kokat të dyve. Mihallaqi 8 vjet burg.

Spahivoligli punëtor në bonifikim. Pastaj në kooperativën bujqësore të Bërzhitës.

-Bukur! -tha Koçoja. -Unë kam pasur fat të bashkëpunoj me Kujtim Spahivoglin.

-Punoja në Shtëpinë e Kulturë në Kombinat. Kujtimi solli një komedi. “Kurvat e Kombinatit”. Imitim nga një komedi e njohur e Aristofanit, 400 vjet para erës së re.

-Kryevepër për mua. Por pa u vënë në skenë u sulmua. U dënua. U pushkatua.

-Kurva janë vajzat tona tekstileste? Kush është ky Kujtim Spahivogli që nuk ka respek për çupat tona?

Drejtori e pëlqeu komedinë. Më thotë një ditë:

Ta quajmë komedinë: “Çupat e Kombinatit” dhe e shesim, siç thotë populli sapunin për djathë!

Nuk pranova. Po i hoqëm kokën, nuk ka kuptim komedija.

-Dhe komedija mbeti në sirtar.

-Pas 50 vjetëve, regjizori Spiro Duni e vuri në skenë me titull “Pushti i grave”.

-Për Kujtimin aktor shkoja në teatër. Disa herë kam parë “Hamletin”. Ne, Dori, kemi pasur disa Hamletë: Naim Frashëri, Prokop Mima, bile edhe një femër, Luiza Xhuvani.

-Mos u habit Mitro. Kur jetonte Shekspiri, rolet e femrave i luanin

Por Hamleti i Kujtim Spahivoglit nuk përsëritet.

Shkoja në teatër edhe për të parë Kujtimin si regjizor. “Shtëpia në bulevard” e Fadil Paçramit. “Banja” e Majakofskit -ishin majat e regjizurës. Art. Shkollë. Novacion. Mbyllej sipari, unë hapja bllokun e shënimeve.

-Kujtim Spahivogli arriti majat e lavdisë. Fitoi çmime, dekorata. Hapi “Teatrin e tërinjve” në Institutin e Arteve…

Por brenda një nate çdo gjë u shemb. Enver Hoxha e kritikoi me emër. Desident. Armik.

Dhe erdhi Fermani: Kujtim Spahivogli nuk ka vend në teatër dhe në Akademi. Të shkojë puntor krahu.

-Ironi e fatit, -tha Dori. -Studenti i shkëlqyer në Moskë, aktor dhe regjizor, nga më të mirët, më me emër në Shqipëri përfundoi puntor për të bërë beton. Kam lexuar edhe unë, Koço, një intervistë të Vojsava Mustës.

Kujtimi para se të shkonte në

Fier, ndenji disa kohë në Tiranë. Një ditë gruaja i kërkoi takim Enver Hoxhës.

-Për Kujtimin. Mendoj se dënimi nuk është i drejtë.

-Dëgjo! Ti nuk e njeh se kush është Kujtim Spahivogli. Partia e ka gjurmuar. Është

armik i parties, i popullit. Sot në internim. Nesër në burg -atje ku e ka vendin!

-Koço! Të është dhënë rasti ta takosh Kujtimin në Fier?

-Me lepurin në bark e kam takuar. Rasti e binte të vija ndonjë skeç në estradën e Fierit.

-Një natë e takova Kujtimin… Bëmë një shëtitje në errësirë. E pyeta për skenografinë. Më tregoi një histori që nuk e harroj kurrë:

-Stanisllafski ka thënë: Në qoftë se në skenë var një pushkë, që nuk përdoret, nuk ka pse të jetë në skenë… Kur u ndamë më tha:

Mos më kërko tjetër herë?! Është me rrezik për ty dhe për mua. Operativi i sigurimit më ndjek si hije. Kam frikë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje