Kujtimet e gazetarit nga takimet
me Musolinin: Kolegu im i dashur  

Kujtimet e gazetarit nga takimet<br />me Musolinin: Kolegu im i dashur  
Çdo reporter, gazetar, bashkëpunëtor i jashtëm apo botues që pat vajtur në Romë në vitet e para të Duçes i kërkonte intervistë, por kjo nuk ishte punë e lehtë për meshkujt. Tek e vizitonin “zonjushat gazetare,” siç i quanim atëhere ne ato, e kishin pak më të lehtë dhe ato që shprehnin dëshirë për faqen e parë duke kaluar nëpër dhomën e gjumit e kishin fare të lehtë.

Madje edhe në ato ditë të përkora të pas epokës viktoriane “zonjushat gazetare” në mbledhjet e profesionit ishin mjaft të çlirëta për të hedhur e pritur llafe, edhe për të folur për përvojat e tyre, disa sosh edhe mburreshin për mjeshtërinë e të bërit dashuri të atij njeriut të madh, Duçes. (Unë e vendosa në thonjëza “zonjushat gazetare” për t’i dalluar ato nga gratë gazetare, koleget e mia, me qëndrim në Romë apo diku gjetkë nëpër Europë, të cilat mund të kenë marrë ose nuk mund të kenë marrë intervista, por që kurrë nuk i zvetënuan mënyrat e sjelljes së tyre morale.)

Për trupat e huaj të shtypit në Romë vitet e para të Musolinit ishin me të vërtetë të njëjtë. Madje edhe për disa prej nesh që nuk e donin e nuk u shkonte për shtat Fashizmi dhe terrori i Këmishëzinjve të armatosur, ndërsa vrasja e njerëzve të paarmatosur përkonte me faktin se çdo “gazetar punonjës” i rregullt mendonte se Musolini ishte bërë shtypësi i vendit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg