'Kujto pasojat e atyre që gabuan para teje', policia rrugore kontrolle gjatë natës tek Unaza e Madhe (Video)

Në kuadër të kontrolleve për shkeljet që bëhen nga drejtuesit e mjeteve, “Shqiponjat” në bashkëpunim me policinë rrugore kanë ushtruar kontrolle në Unazën e Madhe.

Gjatë natës janë proceduar pesë drejtues mjetesh, të cilëve ishin duke bërë gara me shpejtësi; tre drejtues mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe tre drejtues mjetesh me xhama të errët.

Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje.

Shkruan policia, teksa poston edhe pamje nga aksioni

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kontrollet e nisura më herët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si “pistë garash” ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose...

Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim
mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.

Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen