Kujtohen 22 të pushkatuarit për
bombën në Ambasadën Sovjetike

Kujtohen 22 të pushkatuarit për<br />bombën në Ambasadën Sovjetike<br /><br>
Në fshatin Mënik, 15 minuta nga Tirana, buzë një përroi që derdhet në lumin Erzen,në një fushë të vogël, ku prej larg dallohet një selvi e sapo mbjellë, u bë një përshpirtje për 22 të pushkatuarit nga regjimi komunist për të ashtuquajturin incidenti i Bombës në Ambasadën Sovjetike.

Ngjarja makabre e kishte pikënisjen mbrëmjen e 19 shkurtit 1951, kur në ish-abasadën e Bashkimit Sovjetik ishte dëgjua një shpërthim. Kaq mjaftoi që të ndizej makineria terroriste e pushtetit. Në zyrën e tij Mehmet Shehu dha urdhër të prerë; të arrestohen 100-150 njerëz, ku 10-15 prej tyre të pushkatohen. Arrestimet e kaluan numrin 200, ndërsa me një të rënë lapsi në listën e pushkatimeve u përfshinë 22 persona.

Pas pesë ditësh tortura çnjerëzore në Hetuesinë e Tiranës dhe në Burgun 302, me një fletë në duar xhelatët e ish-sigurimit të Shtetit rendën në qeli dhe morën 22 të arrestuarit, duke i ngjitur në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik.  Ata ishin: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gjon Temali, Mehmet Shkupi, Sabiha Kasimati.

Krismat e armëve shuan jetën e te 22 intelektualëve fati i të cilëve u varros bahskë me ta, për afro 42 vjet buzë këtij përroi…. Në këtë fshat të vjetrit kanë lënë kujtimet e tyre mbi këtë ngjarje makabër. Rakip Hysa thotë se është rritur me rrëfimet rrëqethëse të babait të tij, i cili kishte dëgjuar klithmat e një gruaje e më pas të shtënat mesnatën e 26 shkurtit.

Rakip Hysa tregon rrëfimin e babait të tij: “Unë atëherë kam lindur, në vitet 1950 vinte babai ime dhe më tregonte historinë që kishte ndodhur. Xhaxhai im merrej me blektori dhe kalonte gjithmonë nga bregu i lumit dhe sa herë që vinte darka dëgjoheshin të bërtiturat që vinin nga ana tjetër e lumit, njerëzit mblidheshin grumbull nga frika, dëgjohej vetëm krisma e armës. Pasi erdhi koha e demokracisë rreth 1992, erdhën punëtorët e një firme dhe i kemi nxjerrë të gjitha eshtrat e asaj masakre dhe çdo familje ka marrë familjarët e vet të cilat i njihte se kush kishte unaza floriri apo ndonjë shenjë tjetër dalluese”.

Bazuar në ato cfarë i ka rrëfyer i ati, në vitin 1993 u bë e mundur të gjenden eshtrat e 22 të pushkatuarve në mesnatën e 26 shkurtit. Sot në fshatin mënik nuk ka asnjë gjurmë për të kujtuar martirizimin e këtyre 22 intelektualëve, të cilëve ju mor jeta mizorisht nga regjimi komunist.

Redaksia Online
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë