Një shqiptar dhe dy pakistanez pushohen nga puna sepse nuk dinë mjaftueshëm italisht. Punëtorët merreshin me pastrimin dhe me magazinimin e produkteve në aeroportin e Malpensës por mesa duket ata nuk përmbushnin kriteret e kërkuara. Çështja u bë publike nga sindikalistët e Transportit të cilët kanë reaguar ndaj këtyre rasteve.
64 vjecari shqiptar M.T punonte si pastrues në aeroportin  që prej  vitit 2008.

Sipas një verifikimi të kryer nga kompania rezultoi se Takja nuk mund të kuptonte kartonat të cilat iu dhanë . "64 vjecari mund të jetë shumë i aftë për të pastruar por nuk flet mjaftueshëm gjuhën italiane. Kjo është arsyeja që shqiptari është pushuar nga puna.

Rasti i shqiptarit dhe punonjësve pakistanez u bë publike nga sindikalistët . "Të pushuar sepse nuk flasin italisht" ishte ky slogani i vendosur në fletëpalosjet e shpërndara në aeroport.

Në fakt  në sajë të një marrëveshjeje me grupet sindikaliste kompanitë  duhet të testojnë punonjësit aktualë edhe pse ata mund të shfaqin vështirësi në kuptimin e gjuhës italiane.
 
Mesa duket një pjesë e mirë e punëtorëve e kaluan testin ndërsa shqiptari dhe dy pakistanezët nuk patën fatin për të treguar se dinë italisht
Motivi kryesor i dhënë zyrtarisht  është se ata nuk dinë të përballen me një rrezik minimal dhe nuk janë të aftë të punojnë në asnjë aktivitet  në Malpensa.

Redaksia online
(e.m/shqiptarja.com)