Një aksident me automobilistik ka tronditur qytetin e Kukësit që në orë e para të mëngjesit. Në aksident kanë mbetur të përfshirë një makinë dhe një kamionçinë, si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Personi që ka mbetur i vdekur është Naim Truma 55 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Uzinës, në aksin Kukës Morinë. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal. Ndërkohë, policia po heton për shkaqet e aksidentit.