KUKES -  Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit. 

Sipas policisë së Kukësit, viktima është Nusret Taf’hasi 60 vjec, i cili po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Për pasojë, ai është përplasur nga një furgon me drejtues Bujar Bilali. 

Fillimisht, i moshuari u dërgua nga vetë drejtuesi i mjetit në spitalin rajonal të Kukësit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ai u dërgua drejt Spitalit Ushatrak për një ndërhyrje më të specializuar, por Taf’hasi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në trup. 

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.