KUKES- Cez-shpërndarja në Kukës sot ka stakuar energjin elektrike në 27 kabina elektrike për shkak se konsumatorët në këto zona figurojnë 100% debitor,ndërsa në komunën Tërthore energjia elektrike është ndërprerë në mënyrë kolektive pasi grupet e punës e kanë patur të pamundur të futën në fshatrat e saj,duke bërë stakimin e energjisë në fidrat e nënstacionit të Rexhepajve.

Në lidhje me ndërprerjet e energjisë Kryetari i fshatit Përbreg të Komunës Tërthore Rakip Matmuja ka paralajmëruar së pas orës 18:00 do të mobilizohemi si fshatë dhe komunë dhe të gjithë do të dalim në protest. Kryetari Matmuja duke u bërë thirrje institucioneve për zgjidhje të këtij problem sa s’është vonë të ndërhynë pasi banorët do të grumbullohen dhe do të bllokojnë rrugët dhe nënstacionin elektrikë si dhe do të ketë përplasje.
(bk/shqiptarja.com)