KUKËS - E ndërsa energjia elektrike po paguhet në masë të madhe në Kukës, ka konsumatorë që rezultojnë debitorë të energjisë edhe për shkak të ndarjes nga trungu familjar. OSHEE-ja, ka faturuar familje që janë me shumë kurorë.
 
Ky fenomen më i theksuar është në fshatin Shtiqën. Disa prej kryefamiljarëve thonë se edhe pse jetojnë në një çati me fëmijët dhe me një matës të energjisë elektrike ata duhet të paguajnë faturat e fëmijëve të martuar, të ndarë nga trungu familjar.
Ndërkohë, ka familje që duhet të paguajnë edhe debitë e pronarëve të cilëve u kanë blerë banesat.
 
Problemi duket se mund të zgjidhet vetëm përmes gjykatave, çfarë do të thotë se këtyre banorëve me probleme të tilla, u duhet të paguajnë veç debive edhe për proceset gjyqësore.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)