Një 17-vjeçare në Kukës e cila rezultonte e zhdukur prej datës 2 shtator, është gjetur e varur në drurin e një pishe.
Policia bën të ditur se në vijim të kërkimeve për gjetjen e A.H., 17 vjeçe, banuese në fshatin Gdheshtë, e shpallur në kërkim, pas denoncimit të bërë nga i ati, për largim e saj nga banesa, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, është gjetur e varur me litar në nje pishë.
E mitura ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.
Ajo është gjetur e pajetë vetëm një ditë më parë, 17 ditë pas denoncimit të familjes.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetvarur.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com